• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Greqia kundër shitjes së nëndetëseve gjermane për Turqinë, Erdogan i prerë ndaj Athinës

9 July, 2021
në Botë
0
66
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pavarësisht sinjaleve të herë pas hershme në lidhje me një përmirësim ose të paktën përpjekje për përmirësim të marrëdhënieve mes Greqisë dhe Turqisë, situata mes dy shteteve ngelet tejet e tensionuar, aq më tepër me blerjen e nëndetëseve gjermane nga Turqia.

Prej dy muajsh tashmë Greqia është duke intensifikuar përpjekjet për të bindur shtetin gjerman që të ndalojë shitjen e nëndetëseve. Një armatim i mëtejshëm i Turqisë, Greqia pretendon se do të prushte ekuilibrat në Mesdheun lindor. Greqia dhe Turqia janë përfshirë në mosmarrëveshje rreth statusit territorial të tokave dhe ujërave të Mesdheut dhe më e rëndësishmja, rreth rezervave të gazit dhe naftës që gjenden aty.

Rezervat energjitike të Mesdheut lindor kanë bërë që të shtohen interesat e fuqive fqinje. Si pasojë e këmbënguljes turke për të vijuar kërkimet për naftë dhe gaz në Mesdhe, dy shtetet ishin shumë pranë një përplasjeje ushtarake. VOA raporton se Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është shprehur se cilatdo qofshin të drejtat e Turqisë, do të merren në një mënyrë ose në një tjetër.

“Do të vazhdojmë operacionet tona të kërkimit të naftës në Mesdheun lindor, Qipro dhe të gjitha ato dete”, – tha ai.

Greqia i kërkoi Bashkimit Evropian muajin e kaluar që të vendoste një embargo armësh ndaj Turqisë, por Gjermania, Spanja dhe Italia e kundërshtuan kërkesën.

“Greqia është gjendur në mes të ndryshimeve jashtëzakonisht të shpejta gjeopolitike në Mesdheun lindor. Athina ka reaguar ndaj një përzierjeje shpërthyese interesash konkurruese detare, pretendimeve energjitike dhe manovrave ushtarake, duke ndjekur një politikë të jashtme gjithnjë e më proaktive”, – thotë Vassilis Ntousas, këshilltar i politikave për marrëdhëniet ndërkombëtare në Fondacionin për Studime Progresive Evropiane në Bruksel.

Debatet mbi Qipron

Ndërkohë tensionet detare janë ulur kohët e fundit në Mesdheun lindor, ku Greqia dhe Turqia kanë një mosmarrëveshje të gjatë lidhur me statusin e Qipros, pas disa raunde bisedimesh kokë më kokë mes kryediplomatëve të Athinës dhe Ankarasë.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti turk Erdogan u takuan gjithashtu gjatë Samitit të NATO-s në Bruksel në qershor, ndërsa që të dy u zotuan për të mos zhvilluar stërvitje detare gjatë muajve të ardhshëm. Presidenti Erdogan ka irrituar aleatët e NATO-s duke blerë raketa ruse tokë-ajër dhe duke ndërhyrë në Siri dhe Libi.

Por në prapaskenë, Greqia dhe Turqia kanë manovruar për të forcuar pozicionet e tyre diplomatike dhe ushtritë e tyre. Turqia, ushtria e dytë më e madhe e NATO-s, po bën blerje të mëdha ushtarake, po ashtu edhe Greqia. Greqia njoftoi në dhjetor se po dyfishon shpenzimet e saj vjetore për mbrojtjen në 6.6 miliardë dollarë, ndërsa nënshkroi një marrëveshje prej 3 miliardë dollarësh në janar me Francën për të blerë 18 aeroplanë luftarakë të tipit Rafale, 12 prej tyre të përdorur.

Paraardhëse

PD reagon për emërimin e kreut të ri të AMA: Rama shpërfilli ndërkombëtarët, qëllimi i tij është pushteti personal

Pasardhëse

Çfarë e tremb LSI-në? Partia e presidentit sulmon SPAK dhe ambasadorët, shton presionet ndaj Bashës për protesta në vjeshtë

Pasardhëse

Çfarë e tremb LSI-në? Partia e presidentit sulmon SPAK dhe ambasadorët, shton presionet ndaj Bashës për protesta në vjeshtë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.