• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

PD reagon për emërimin e kreut të ri të AMA: Rama shpërfilli ndërkombëtarët, qëllimi i tij është pushteti personal

9 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
27
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Demokratike ditën e djeshme ka reaguar lidhur me emërimin e Armela Krasniqit në krye të Autoritetit të Medias Audiovizive.

Ish-deputetja Albana Vokshi me anë të një deklarate për mediat u shpreh se falsiteti i kryeministrit Edi Rama me partnerët europianë, tashmë ka rënë. Sipas saj, injorimi i Ramës ndaj kërkesave të Bashkimit Europian dhe OSBE-së, tregon se prioriteti i tij është pushteti personal.

“Pas masakrës elektorale të 25 prillit perdja e falsitetit të Edi Ramës me shqiptarët, me opozitën dhe me partnerët europianë ka rënë. Për asnjë moment, Partia Demokratike nuk ka patur as iluzionin më të vogël se Edi Rama mund të tërhiqej nga rruga e tij antidemokratike për mbajtjen dhe kontrollin e çdo pushteti me çdo mjet! Me epilogun e turpshëm dhe arrogant, në injorim të plotë të kërkesës së Bashkimit Europian dhe OSBE-së për shtyrjen e procedurës për Parlamentin e ri, Edi Rama dëshmoi se prioriteti i tij kryesor nuk është integrimi europian, por pushteti personal”, – tha ajo.

Vokshi tha se Rama shpërfilli dhe turpëroi në mënyrë publike BE dhe OSBE duke shkuar kundër interesave të shqiptarëve. Ajo u shpreh se PD do të qëndrojë krah medias dhe të drejtave të qytetarëve për të mos lejuar regjimin të ketë pushtet mbi ta. Sipas saj, PD nuk do të lejojë që një kryeministër si Rama dhe regjimi i tij të ndikojë mbi liritë e fituara.

“Shpërfillja dhe turpërimi publik që Edi Rama i bëri dje Bashkimit Europian, OSBE-së dhe disa qeverive mike, shkon në drejtim të kundërt me interesin e shqiptarëve! Partia Demokratike do të qëndrojë në krah të gazetarëve për lirinë e medias dhe në krah të çdo qytetari për të drejtat e tyre. Bashkë me shqiptarët, e rrëzuam diktaturën 30 vjet më parë dhe nuk kemi për të lejuar një kryeministër si Edi Rama, që të na marrë liritë e fituara”, – u shpreh Vokshi.

Paraardhëse

Spartak Ngjela zbulon detajet e forta: Kryebashkiaku i Lushnjes nuk është arrestuar vetëm për shpërdorim detyre, ja çfarë po kërkon SPAK

Pasardhëse

Greqia kundër shitjes së nëndetëseve gjermane për Turqinë, Erdogan i prerë ndaj Athinës

Pasardhëse

Greqia kundër shitjes së nëndetëseve gjermane për Turqinë, Erdogan i prerë ndaj Athinës

Diskutime rreth kësaj post



KÜLTÜR VE TURİZM BAKANLIĞI İLE MEZOPOTAMYA SİNEMACILAR KÜLTÜR TANITIM DERNEĞİNCE MARDİN ARTUKLU ÜNİVERSİTESİ KONFERANS SALONU'NDA DÜZENLENEN FESTİVALİN SUNUCULUĞUNU ESKİ MANKEN, OYUNCU VE ŞARKICI TUĞBA ÖZAY YAPTI. (ÇİÇEK DENİZ/MARDİN-İHA)
Kulturë

Në Mardin të Turqisë nis edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Mardin Film Festivali Telkari Odulleri”

Nga lajme5
20 October, 2026
0

Në qytetin e Mardinit ka nisur edicioni i katërt i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Telkari Odulleri”, i organizuar në kuadër...

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

3 October, 2026

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.