• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mentor Kikia letër publike kreut të SPAK, i shpreh shqetësimin e tij të madh: Ju keni në dorë të bëni shumë

7 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
166
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetari i njohur Mentor Kikia i ka shkruar një letër publike drejtuesit të SPAK, Arben Kraja. “Të rinjtë zoti prokurori nuk ikin nga ky vend vetem sepse s’kanë një punë të mirë, por sepse ky vend është tërësisht i kontaminuar me paligjshmëri. Ju nuk mund ta ndyrshoni historinë e këtij vendi, ndoshta në pak kohë. Por ju dhe të tjerë aty, nëse e kuptoni se detyra juaj nuk është thjeshtë detyra e një ligjzbatuesi, keni në dorë të bëni shumë”, – i shkruan Kikia.

Postimi i Kikisë

“Një letër publike për Arben Krajën dhe kolegët e tij të SPAK

Drejtuesin e SPAK, Arben Kraja, unë e njoh shumë herët dhe mund ti shkruaja edhe privatisht. Por duke qenë se çështja për të cilën po i shkruaj nuk është private, zgjodha ti drejtohem publikisht, atij dhe të tjerëve që punojnë në SPAK

Z. Prokuror!

Ju duhet ta dini, që shumë të rinj shqiptarë duan të ikin nga ky vend jo thjeshtë sepse nuk gjejnë një punë të mirëpaguar, por sepse ata nuk kanë shpresë. Shpresë për të jetuar në një vend ku të ketë: Satandarde pune dhe page të përafërta me ato të vendeve të BE-së, standarde të shërbimeve shëndetësore dhe arsimore, të ketë barazi dhe garë të ndershme. Këtu, habutëria dhe arroganca e njeriut të pasuruar duke vjedhur dhe njeriut të fortë që nuk pyet për ligjin, të përplaset surratit si shuplakë. Të bën të ndjehesh i pavlerë, të fyen.

E di që do të thoni: Po ç’punë kam unë me këto? Unë jam një prokuror që hetoj njerëz që shkelin ligjin.

Po, është e vërtetë, por e gjithë kjo klimë që çon në vrasjen e shpresës, buron pikërisht ngaqë një duzinë njerëzish për tri dekada me radhë kanë dalë mbi ligjin, ata i kanë dhënë të drejtë vetes të vjedhin, të abuzojnë me taksat tona, të pasurohen, të jetojnë në luks me para jo të ndershmne, të zhvasin pasurinë nëntokësore, minerale dhe naftë, toka, pyje, plazhe dhe parqe nga atdheu ynë i përbashkët dhe të mos ndëshkohen.

Të rinjtë zoti prokurori nuk ikin nga ky vend vetem sepse s’kanë një punë të mirë, por sepse ky vend është tërësisht i kontaminuar me paligjshmëri.

Ju nuk mund ta ndyrshoni historinë e këtij vendi, ndoshta në pak kohë. Por ju dhe të tjerë aty, nëse e kuptoni se detyra juaj nuk është thjeshtë detyra e një ligjzbatuesi, keni në dorë të bëni shumë.

Sepse të gjitha të këqijat burojnë nga mungesa e drejtësisë. Ju duhet ta dini se shumë njerëz në këtë vend mezi presin të shikojë të përballen me ligjin, ata që e kanë shkelur atë. Dhe këtu, ju e dini, këta janë të shumtë. Megjithëse të bindur se kjo drejtësi nuk është e kulluara, sërish qytetarët e këtij vendi shpresojnë shumë. Shpresojnë të shikojnë çekiçin e drejtësisë të bjerë mbi kokat e atyre që, jo vetëm e kanë vjedhur e zhvatur këtë vend, por i kanë vrarë edhe shpresën se një ditë ai mund të jetë normalisht i jetueshëm.

Për këtë arsye detyra juaj është shumë më shumë se detyra e një prokurori.

Ju e këni të gjithë mbështetjen dhe admirimin e shqiptarëve.

Bëni që nga sot të fillojë një ndryshim i historisë.” – shkruan Kikia.

Paraardhëse

“O Kujtim sa ka parë ky Parlament!” Gjuzi i kthehet ‘flakë për flakë’ Ruçit pas mesazhit të lamtumirës së tij në Kuvend

Pasardhëse

Priten zhvillime të bujshme! Yuri Kim zbërthen urdhrin e Joe Biden dhe paralajmëron goditje në nivele të larta: Ja çfarë do të ndodhë

Pasardhëse

Priten zhvillime të bujshme! Yuri Kim zbërthen urdhrin e Joe Biden dhe paralajmëron goditje në nivele të larta: Ja çfarë do të ndodhë

Diskutime rreth kësaj post




Screenshot
Aktualitet

Lideri më i klikuar i vitit! Eksperti: Si renditen Rama dhe Berisha. Surpriza SPAK

Nga lajme10
31 December, 2025
0

Tomi Kallanxhi në një lidhje live në nje emision televiziv ka bërë një analizë të personazheve më të klikuar nga...

Rama: Do të prodhojmë dronë, mjete të blinduara e sisteme antidronë

30 December, 2025

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

23 December, 2025

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.