Sot te “Pallati i Brigadave” është duke u mbajtur ceremonia e pritjes zyrtare, me rastin e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit, si anëtare e përkohshme.
Në pamjet e shpërndara në faqen zyrtare të kryeministrit, shihen të jenë prezentë përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, akademikë, ministra, ish-ministra të jashtëm, deputetë të mazhorancës apo opozitës si dhe figura nga bota e medias.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Rama e cilëson mandatin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit një fitore të shqiptarëve.
“Mirënjohje diplomatëve dhe përfaqësuesve të shërbimit të jashtëm shqiptar ndër vite për këtë arritje”, shkruan Kryeministri Rama.
Diskutime rreth kësaj post