• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

I quajti policët ‘barkderra’, Pjerin Ndreu kërkon ndjesë dhe sqaron ngjarjen

5 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
62
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu akuzoi disa ditë më pare Policinë e Lezhës për shpërdorim të detyrës, tejkalim të kompetencave dhe ushtrim dhune.

Ndreu, sot ka dhënë detaje të reja nga ngjarja që bëri bujë. Ndreu tha se ai ishte në një darkë zyrtare me 15 kryetarët e komunave, për hapjen e sezonit turistik, dhe policët sipas tij, nuk kishin vepruar me gjobë për shkeljen e orës policore, por kishin ndërhyrë forcërisht dhe me dhunë. Teksa kërkoi ndjesë publike për termin e përdorur ndaj policëve “barkderra”, Ndreu theksoi se policia nuk mund t’i tejkalojë kompetencat e saj.

Deklarata e Ndreut:

“Në përgjithësi ora policore respektohet, ka dhe raste kur nuk respektohet. Nuk është bërë fjalë asnjë herë që nuk ka pasur shkelje, por për mënyrën si është ndërhyrë, sepse për shkelje të orarit nuk ndërhyhet forcërisht. Ndëshkimi me gjobë është masa reale që merret. Nuk duhet të kapërcehet masa e fajit me ndëshkimin. Unë isha në një darkë, ishte nata e hapjes së sezonit turistik. Kishim ftuar 15 kryetarë komunash, që kontribuojnë. Ne shtruam një darkë komplet zyrtare, të qetë, pa pjesëmarrjen as edhe të një personi të inkriminuar. Fatkeqësisht duhet thënë se lokalet në përgjithësi në Shëngjin kanë qenë hapur. E theksoj se në raste të tilla ndërhyhet me gjobë, jo me dhunë. Janë bërë disa veprime të paligjshme, në kapërcim të kompetencave. Jam shumë i shokuar nga mënyra e interpretimit të mediave, po të kisha vrarë një njeri do ta kishin interpretuar më pak.

Aty isha në një darkë zyrtare dhe nuk mund të justifikohet një ndërhyrje me dhunë. Normal që unë nuk ju thoja dot të qoheshin kryetarët e komunave, por gjoba është masa normale. Nuk është rasti për t’u etiketuar vetëm unë në këtë rast, mund të etiketohesha nëse do të isha nën shoqërinë e ndonjë personi problematik. Unë e njoh mirë këtë mënyrë të vepruari të policisë, por nuk duhet të ndodhë kapërcimi i kompetencave. Kam mbajtur qëndrim, që mund të disponohen me gjobë, por jo me akte të tjera, që nuk më pëlqen t’i bëj publike. Gjithsesi duhet të them se nuk duhet përgjithësuar e gjithë policia. Termi ‘barkderra’ ka qenë reagim emocional, për shkak të interpretimit të mediave. Ndërsa e shajnë policinë në mënyrë permanente, mjafton një kërkesë e një drejtuesi lokal, për t’u interpretuar në media sikur aty u mbrojt një person i inkriminuar. Ishte reagim emocional, i momentit, për të cilin unë kërkoj ndjesë sigurisht. Kam qenë mbrojtësi më i zjarrtë i policisë, nuk ka ndodhur kurrë ta sulmoj”, ka thënë Ndreu.

Paraardhëse

Bujar Nishani akuzon Bashën: Partia Demokratike po shkon drejt një shpërthimi social

Pasardhëse

Nuk ka më as emrin në listën e PD, Majlinda Bregu tregon arsyet që çuan në krisjen e marrëdhënies me Lulzim Bashën

Pasardhëse

Nuk ka më as emrin në listën e PD, Majlinda Bregu tregon arsyet që çuan në krisjen e marrëdhënies me Lulzim Bashën

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.