• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Vendimi i GJK për Teatrin, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit depoziton ankesë në SPAK

4 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
55
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, njofton se nësër në orën 11:00 do të depozitojë në SPAK vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe formalizimin e kërkesave legjitime nga ky vendim.

Përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit kanë thënë më herët se do të padisin në SPAK kryeministrin Edi Rama, kreun e Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj dhe zyrtarë të tjerë, të akuzuar për prishjen e Teatrit. Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar të gjitha veprimet e qeverisë dhe bashkisë së Tiranës në shembjen e Teatrit Kombëtar. Sipas gjykatës, të gjitha vendimet e marra janë anti kushtetues.

Gjykata është shprehur se Bashkia nuk mund të jetë pronare e truallit të tokës së Teatrit Kombëtar dhe në këtë mënyrë, nuk mund të bëjë asnjë veprim. Interpretimi në mënyrë të thjeshtë i vendimit të marrë nga Gjykata Kushtetuese: Presidenti Republikës dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar triumfojnë në çështjen e Teatrit Kombëtar. Gjykata Kushtetuese pranoi të dy kërkesat e Presidentit të Republikës të bëra në 24 korrik 2019 dhe 14 maj 2020.

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi ligjin special nr.37/2018 ‘Për ndërtimin e Teatrit te Ri, me Kulla, sipas projektit Fusha’. Gjykata Kushtetuese, shfuqizoi vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 377, datë 8 maj 2020 që i kaloi në pronësi Bashkisë Tiranë, Teatrin Kombëtar me qëllim prishjen e tij dhe ndërtimin e Teatrit të Ri. Bashkia Tiranë sot nuk është më pronare e truallit të Teatrit Kombëtar. Shembja e Teatrit Kombëtar, tashmë faktohet se ishte një krim i rëndë kushtetues dhe ligjor.

Kryetari i Bashkisë Tiranë dhe Këshilli Bashkiak nuk respektoi kërkesat e Kontrollit të Larte të Shtetit, të datës 14 maj 2020 që i kërkonte PEZULLIMIN e çdo veprimi dhe vendimi mbi Teatrin Kombëtar derisa sa të përfundoje shqyrtimi i çështjes në Gjykatën Kushtetuese për të dy kërkesat e ngritura nga Presidenti për Ligjin Special dhe VKM. Kryeministri sot u faktua se e prishi Teatrin Kombëtar në kundërshtim me Kushtetutën. Sot u faktua se Kryeministri dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë shkelen Kushtetutën dhe Ligjin në bashkëpunim për të fshirë nga memorja kolektive identitetin tonë kulturor kombëtar Sot SPAK duhet të veprojë.

Sot Kryeministri, kreu i Bashkisë dhe ministri i Kulturës duhet të merren te pandehur. Ata prishën Teatrin në kundërshtim me Kushtetutën. Krimi tashmë është faktuar. SPAK dhe KLSH duhet të veprojnë. Asnjë veprim mbi truallin e Teatrit derisa të përfundojë çështja penale dhe te zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Asnjë veprim nuk legjitimohet më. Bashkia Tirane nuk mund të ndërtojë aty asgjë, pasi pronësia e saj u shpall antikushtetuese.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mori në shqyrtim në seancat plenare publike të datave 03.06.2021, 15.06.2021 dhe 16.06.2021 çështjen me kërkues Presidentin e Republikës së Shqipërisë, me objekt:

– Shfuqizimi i ligjit nr. 37/2018 ‘Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt ‘Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar’’ (ligji nr. 37/2018), si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare.

– Shfuqizimi i vendimit nr. 377, datë 08.05.2020 të Këshillit të Ministrave ‘Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin ‘Teatri Kombëtar’, në zonën kadastrale 8150, Tiranë’(VKM nr. 377/2020), si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare.

– Shfuqizimi i vendimit nr. 50, datë 14.05.2020 të Këshillit Bashkiak Tiranë, Bashkia Tiranë, ‘Për miratimin e shembjes së godinës të ‘Teatrit Kombëtar’, në pronësi të Bashkisë Tiranë, bazuar në Akt – Ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit ‘Mbi vlerësimin e godinës së Teatrit Kombëtar’ (VKB nr. 50/2020), si i papajtueshëm me Kushtetutën.

– Pezullimin e zbatimit të këtyre akteve deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se:

– Ligji nr. 37/2018 cenon:

Lirinë e veprimtarisë ekonomike të sanksionuar nga neni 11 i Kushtetutës në raport me nenin 17 të saj;

Parimin e shtetit të së drejtës të sanksionuar në nenin 4 të Kushtetutës në raport me nenin 3 të saj, në drejtim të procesit të vlerësimit të identitetit dhe të trashëgimisë kombëtare nga institucionet përkatëse;

Parimin e decentralizimit dhe të autonomisë vendore të sanksionuar në nenin 13 të Kushtetutës.

– VKM-ja nr. 377/2020 cenon:

Parimin e shtetit të së drejtës të sanksionuar në nenin 4 të Kushtetutës.

Ndërsa për sa i përket VKB-së nr. 50/2020 nuk u formua shumica prej 5 votash e parashikuar nga neni 73, pika 4, i ligjit nr. 8577/2000, në lidhje me juridiksionin e kësaj Gjykate për shqyrtimin e saj.

Për këto arsye Gjykata Kushtetuese,

Vendosi:

1. Pranimin pjesërisht të kërkesës.

2. Shfuqizimin e ligjit nr. 37/2018 ‘Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt ‘Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar’’, si i papajtueshëm me Kushtetutën.

3. Shfuqizimin e vendimit nr. 377, datë 08.05.2020 të Këshillit të Ministrave ‘Për kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, me emërtimin ‘Teatri Kombëtar’, në zonën kadastrale 8150, Tiranë’, si i papajtueshëm me Kushtetutën.

4. Rrëzimin e kërkesës për shfuqizimin e vendimit nr. 50, datë 14.05.2020 të Këshillit Bashkiak Tiranë, Bashkia Tiranë, ‘Për miratimin e shembjes së godinës të ‘Teatrit Kombëtar’, në pronësi të Bashkisë Tiranë, bazuar në Akt – Ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit ‘Mbi vlerësimin e godinës së Teatrit Kombëtar’, si i papajtueshëm me Kushtetutën.

5. Pezullimin e zbatimit të ligjit nr. 37/2018 dhe VKM-së nr. 377/2020 deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë’, i ndryshuar.

Paraardhëse

Gjysmëfinalet e “Euro 2020” nuk i shpëtojnë traditës, por nuk mungon as “Hirushja”

Pasardhëse

Investitorët në teknologji duhet t’i kushtojnë vëmendje qeverisjes së korporatave

Pasardhëse

Investitorët në teknologji duhet t’i kushtojnë vëmendje qeverisjes së korporatave

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.