• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zbardhen të fshehtat e vizitës së Reeker, ultimatum PD-PS të largojnë nga radhët e tyre personat problematikë dhe emrat “non grata”

3 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
429
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zbardhen të fshehtat e vizitës së Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën, Philip Reeker në Shqipëri. Këtë të mërkurë zyrtari amerikan zhvilloi një vizitë disa orëshe në Tiranë, ndërsa takime veçmas me kryeministrin Edi Rama; kryetarin e Partisë Demorkatike, Lulzim Basha; ministrat Etilda Gjonaj, Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi, Princin Leka dhe sfidanten e Bashës, Edhit Harxhi, si dhe disa gjyqtarë që kanë kaluar vetingun. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin shqiptarë, zoti Reeker dha një sërë mesazhesh të forta, ndërkohë që gazeta ka mësuar më shumë detaje nga takimi që ai pati me kryeministrin Rama dhe kryedemokratin Basha.

Kështu, burime të sigurta nga qeveria dhe selia blu, theksuan se diplomati i Departamentit Amerikan të Shtetit ua ka bërë të qartë Ramës dhe Bashës se SHBA nuk pranon njerëz me rekorde kriminale dhe të përfshirë në korrupsion që të jenë pjesë e politikës. Në këtë kontekst dhe të ndodhur përpara kësaj situate, mësohet se zyrtari amerikan iu ka vënë ultimatum krerëve kryesorë të politikës shqiptare që të largojnë nga radhët e tyre personat problematikë.

Por kërkesa për të lënë jashtë radhëve të politikës personat problematikë nuk ishte i vetmi ultimatum dhe porsi që Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën, Philip Reeker iu ka dhënë shefit të mazhorancës dhe shefit të opozitës. Burime të sigurta i thanë gazetës, se zoti Reeker është treguara i vendosur që personat “non grata” duhet të qëndrojnë larg vendimmarrjes. Mësohet se si në takim me Ramën, ashtu edhe në takimin me Bashën, zyrtari i DASH ka zbuluar se amerikanët kanë emra të tjerë zyrtarësh dhe politikanësh shqiptarë që për ta janë persona të papërshtatshëm dhe që iu ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërkohë që ka kërkura që personat e shpallur zyrtarisht “non grata” nga ta, sipas tij, nuk duhet të jenë pjesë e vendimmarrjeve.

Sa i takon kësaj të fundit, mësohet se zoti Reeker e ka pasur kuptimin në një rrafsh më të gjerë, pasi personat e padëshiruar nga amerikanët, nuk duhet jenë pjesë e administratës, Parlamentit të ri, pushtet vendor dhe qendror. Pra, duket qartë që diplomati i lartë i Amerikës i ka dërguar edhe një mesazh të koduara kryedemokratit Basha lidhur me ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit është person “non grata” dhe fakti që amerikanët kërkojë që kjo kategori personash të qëndrojnë larg vendimmarrjes është një kërkesë që Basha duhet ta marrë në konsideratë.

Ndërkohë, mësohet se Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën, Philip Reeker u ka bërë të qartë Ramës dhe Bashës se amerikanët kanë dijeni për këdo që është i përfshirë në korrupsion dhe krim të organizuara në Shqipëri. Nga ana tjetër, mësohet se Reeker ka kërkuar edhe luftë ndaj korrupsionit dhe ka përsëritur mbështetjen e fortë të Uashingtonit për reformat në sistemin e drejtësisë. Megjithatë, mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë më konkretisht dhe nëse kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do t’i “binden” ultimatumit amerikan.

Paraardhëse

Romeo Kara: Policia duhet të hynte e para në veting së bashku me politikën

Pasardhëse

Spartak Ngjela zbërthen vizitën e Reeker: Ilir Meta u injorua për shkak të lidhjeve me rusët, presidenti ka punuar kundër NATO dhe SHBA

Pasardhëse

Spartak Ngjela zbërthen vizitën e Reeker: Ilir Meta u injorua për shkak të lidhjeve me rusët, presidenti ka punuar kundër NATO dhe SHBA

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.