• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Romeo Kara: Policia duhet të hynte e para në veting së bashku me politikën

3 July, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
24
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Juristi Romeo Kara ka reaguar dje në lidhje me arrestimin që iu bë prokurorit të Vlorës dhe shefit të sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit. Sipas juristit, në vende të tjera do konsiderohej paradoks që këta personazhe arrestohen për trafik droge dhe korrupsion, por në vendin tonë janë ngjarje të zakonshme. Për këtë arsye, Romeo Kara ka deklaruar se vetingu duhet të kishte filluar së pari për politikanët dhe punonjësit e Policisë së Shtetit. Sipas tij, shkeljet dhe korrupsioni i tyre ka arritur kulmin dhe tashmë po iu vjen fundi. Juristi tha se ata e dinë që po iu këputet filli i bandave të krijuara prej vitesh prandaj dhe ndihen të frikësuar.

“Sektori kundër trafiqeve është kthyer plotësisht në sektorin e trafiqeve apo ne kartelin kryesor të trafikut. Policia duhet të hynte e para në veting së bashku me politikën. Është politika e pavettinguar ajo që qelb në çdo sektor shtetin dhe shoqërinë. Le të krekosen prapë tani gjysmëgjelat që drejtojnë shtetin, të dehur nga delirantizmi dhe rënia morale e shoqërisë me pseudoarritjet e tyre. Zullumi po këputet pikërisht sepse është trashur përtej çdo sensi”, shkruan ai në Facebook.

Romeo Kara është shprehur me tone të ashpra se të gjithë pushtetarët dhe zyrtarët në vend duhet të hetohen dhe ndëshkohen sepse grupet kriminale ndërtohen e drejtohen nga vetë ata. Sipas tij, është e turpshme që ne i vendosim në krye për të luftuar krimin dhe ata janë vetë krimi.

“Mjafton vetëm një operacion të kryer me imponim nga jashtë, për të parë bashkë në të njëjtin llum: politikanë, prokurorë, policë, pushtetarë, trafikantë e biznesmenë. Pikërisht ky është krimi i organizuar dhe kjo është fytyra e vërtetë e Shqipërisë, të shpallur tokë e zanun nga ky krim. Tani më vjen ndërmend vetëm shprehja: “Nuk ka gjë më të keqe se një polic i keq”. Neveri dhe urrejtje për ketë kategori të fëlliqur tradhtarësh të vendit të tyre”, u shpreh juristi.

Paraardhëse

SHBA thirrje Bullgarisë të zhbllokojë negociatat, Reeker kritikon BE dhe paralajmëron sanksione ndaj emrave që synojnë destabilitet

Pasardhëse

Zbardhen të fshehtat e vizitës së Reeker, ultimatum PD-PS të largojnë nga radhët e tyre personat problematikë dhe emrat “non grata”

Pasardhëse

Zbardhen të fshehtat e vizitës së Reeker, ultimatum PD-PS të largojnë nga radhët e tyre personat problematikë dhe emrat “non grata”

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.