• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

SHBA thirrje Bullgarisë të zhbllokojë negociatat, Reeker kritikon BE dhe paralajmëron sanksione ndaj emrave që synojnë destabilitet

3 July, 2021
në Botë, Kryesore
0
116
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, ambasadori Philip Reeker kritikoi Bashkimin Europian për dështimin e strategjisë së zgjerimit në Ballkanin Perëndimor. Nga Forumi i Prespës, diplomati i lartë ka shprehur zhgënjimin për mospërcaktimin e një date për hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa deklaroi se shtetet anëtare duhet t’i përgjigjen me korrektësi Tiranës dhe Shkupit gjatë lidershipit slloven të këshillit. Sipas tij, është koha që Brukseli të mbajë pretimin dhe të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë.

“Vendimi i Bashkimit Europian për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ishte frymëzues, po nëse nuk ndërmerr hapa konkrete tani BE do të humbasë besueshmërinë. Shpresojmë që BE të mbajë sa më shpejt konferencat e para ndërqeveritare me të dyja vendet. Çdo vonesë e mëtejme për fillimin e negociatave rrit euroskepticizmin e qytetarëve dhe reflekton negativisht mbi situatën politike në vende”, deklaroi ai.

Po ashtu, zoti Reeker theksoi se qasja e Brukselit ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut e ka bërë tejet kritike situatën në këto vende.

“Mendoj se të gjithë jemi të vetëdijshëm që besueshmëria e Bashkimit Europian në rajon aktualisht gjendet në pikën më të ulët. BE dhe të gjitha shtetet anëtare duhet të punojnë që ta rikthejnë këtë besueshmëri. Kjo ishte një pikë e rëndësishme që sekretari Blinken e diskutoi edhe gjatë takimeve në Berlin, Paris dhe Romë”, nënvizoi ai.

Nga ana tjetër, Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Philip Reeker gjithashtu theksoi rikthimin e Amerikës, veçanërisht në bashkëpunimin me Europën, duke theksuar se axhenda e presidentit Biden është e fokusuar në thellimin e partneritetit. Zoti Reeker po ashtu deklaroi se kushdo që do të mundohet të destabilizojë procesin, do të ndërmerren masa.

“SHBA ngelet tërësisht e përkushtuar për Ballkanin Perëndimor dhe vizioni ynë është që Europa të jetë e lirë dhe në paqe. Atë që e tha presidenti i SHBA-së për sanksione ndaj atyre aktorëve që dëshirojnë ta minojnë këtë proces, do të mundësojë të përforcohet ky qëllim, duke kontribuuar drejt pushtetit efikas dhe duke e pranuar se integrimi i plotë në institucionet transatlantike është ajo që presim”, u shpreh ai.

Reeker u ndal edhe tek integrimi i Maqedonisë së Veriut, ku u shpreh se duke bërë hapat e nevojshme për vazhdimin e reformave do të ketë garanci për një të ardhme më të mirë. Sipas tij, SHBA do të vazhdojë të jetë një aleate dhe mike e vendit.

“Jemi të bindur se Maqedonia e Veriut do t’i bëjë hapat e domosdoshëm siç janë vazhdimi i reformave, lufta kundër korrupsionit, rritja e transparencës që të garantojë një të ardhme më prosperuese si edhe përforcimin e stabilitetit në rajon. SHBA është pjesë e këtij rajoni dhe do të vazhdojë të qëndrojë pranë siç tha dhe presidenti Biden, si aleate dhe si mike”, tha ai.

Paraardhëse

Integrimi në BE, ambasadori italian: Mos hapja e negociatave ishte zhgënjim, Shqipëria ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm

Pasardhëse

Romeo Kara: Policia duhet të hynte e para në veting së bashku me politikën

Pasardhëse

Romeo Kara: Policia duhet të hynte e para në veting së bashku me politikën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.