• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, juristi: Herësi ra, nëse do të bënim zgjedhje sot do të ishin me lista të hapura 100%

30 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
105
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Anëtari i Bindjes Demokratike dhe juristi Fabjan Topollaj ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese që shfuqizoi pikën 3 të nenit 163 të Kodit Zgjedhor duke hequr herësin.

Sipas Topollajt, formula vitit të kaluar për herësin është shpallur antikushtetuese nga vetë Gjykata. Ai thotë se tashmë do të jetë sërish parlamenti apo legjislatori që duhet ta plotësojë këtë ndërkohë që i vetmi interpretim që mund të bëhet është në bazë të pikës 4 që thotë se kandidatët me më shumë vota zëvendësojnë në listë ata me më pak vota, pra që listat hapen 100%.

Gjithsesi Topollaj thotë se pavarësisht se herësi u shpall antikushtetues, vendimi nuk vlen për zgjedhjet e kaluara të 25 prillit pasi KQZ i shpërndau mandatet dhe jo më kot vendimi i Gjykatës Kushtetuese u shty deri më sot.

Deklarata e Topollajt:

”Jam një nga hartuesit e kërkesës. Mendoj që Gjykata Kushtetuese është legjislator negativ, shfuqizon ato nene i heq kur janë në kundërshtim me Kushtetutën, pastaj i plotëson parlamenti. Gjykata Kushtetuese ka shpallur si antikushtetuese formulën e herësit. Pra, ne në Kushtëtutë kemi dy lloje votash, përveç se për partisë dhe për kandidatin.

Kodi Zgjedhor shpërndarjen e mandateve në bazë të votave parapëlqyese e bënte në bazë të herësit. 10 mijë vota parapëlqyese, mesatarisht, në asnjë rast nuk doli më pak, që vota parapëlqyese të kishte ndikim.Kjo tashmë është hequr. Tani duhet zbardhur vetëm dispozitivi, s’kemi arsyetimin. Ajo që mund të themi është se ka rënë herësi, ne kemi një Kod Zgjedhor pa herës. Sigurisht është vota parapëlqyese, renditja e kandidatëve. Unë e kuptoj që me rënien e herësit, nëse ne do të duhet të bënim zgjedhje sot domosdoshmërisht shpërndarja e mandateve do të bëhej nga vota parapëlqyese, pra si listë të hapur 100%.

E para të shohim arsyetimin dhe nëse legjislatorit do i lihet në dorë të bëjë plotësimin. Pika 2 e nenit 163 thotë që shpërndarja e mandateve ndodh në rend zbritës, një nga një, si dhe nga numri i votave. Pika 6 na thotë që pas shterimit të kandidatëve, shpërndarja e mandateve do të bëhen sipas pika 3 dhe 4. Na ka mbetur vetëm pika 4, e cila thtoë se kandidatët me numrin më të lartë të votave zëvendësojnë të tjerët në listë. Me kaq sa kemi, vetëm këtë interpretim mund të bëjmë.

Kemi thënë në kërkesën tonë që shqiptarët kanë kërkesën parapëlqyese. Një nga karakteristikat e votës është që vota duhet të jetë e barabartë. Herësin e ka rrëzuar tashmë Gjykata Kushtetuese. Dua të bëj një sqarim për efektshmërinë për shpërndarjen e mandateve. Jo pa qëllim vendimmarrja u shty deri më sot. Në konceptin bazë vendimet e GJK nuk ka veprim paraveprues, pra që nuk vlen për zgjedhjet e kaluara. Sa i përket reagimit të palëve politike. I kemi vendosur në vështirësi.”- tha Topollaj.

Paraardhëse

Arrestimi i prokurorit të njohur, ja çfarë shkruan VOA: Aferë korruptive, të përfshirë katër persona

Pasardhëse

Sekretari i NATO-s nesër në Kosovë, do të takohet me Osmanin dhe Kurtin

Pasardhëse

Sekretari i NATO-s nesër në Kosovë, do të takohet me Osmanin dhe Kurtin

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.