• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ngjarja e Velipojës, Mentor Kikia vjen me një propozim për qeveritarët

29 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
100
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Masakra e Velipojës me katër të vrarë, ka sjellë reagime të shumta nga personazhe politike dhe të ndryshme. Me anë të një postimi në Facebook, gazetari i njohur Mentor Kikia i ka propozuar zyrtarëve të qeverisë që të shkojnë në Mal të Zi dhe të shohin se si qeveritarët atje i menaxhojnë zonën e turizmit.

Postimi i plotë:

“Një propozim për të shpëtuar nga vetvetja

Përfundimisht po lëmë kokrrën e namit!

Katër të vrarë për rërën. Vjet e kishte njëri, e sivjet ia dhanë tjetrit. Djegim çadrat për inat të njëri-tjetrit, policia që ndërhyn për të hequr çadra e shezllonge në pikun e sezonit…”Pronarë” rëre që të zënë me shkelma po të panë me çadër e termus me vete…

Nuk dimë?

Nuk mundemi?

Apo nuk duam të menaxhohemi!

Nuk ka rëndësi, rëndësi ka që jemi për faqe të zezë. Ndaj unë kam një propozim:

Të dërgojmë 10 ditë për pushime, jo shumë larg, por në Mal të Zi:

Kryeministrin

Ministrin e Brendshëm

Ministrin e Turizmit

Drejtuesit e Agjensisë së Turizmit, Mjedisit dhe Agjensisë së Bregdetit

Kryetarët e bashkive të zonave bregdetare

Edhe kreun e opozitës, që të jetë gjithsesi

Këta, të shkojnë me radhë në çdo plazh, nga Ulqini, matanë Bunës, e deri në Kotorr, në fund fare. Të shikojnë sesi menaxhohet rëra, plazhet me guralecë dhe pllakat e shkëmbinjve.

Të shikojnë sesi një vend që ka më pak së gjysmën e hapësirës tonë, menaxhon 10 herë më shumë turistë.

Të shikojnë atje sesi në plazhe të mëdha ka edhe shezllongë edhe çadra personale.

Të shikojnë se si edhe në një copë gji, alternohen hapësirat, publik + privat.

Sesi ka plazhe ku nuk ka fare shezllonge dhe njerëzia rrinë shtrirë mbi pllaka gurësh.

Të shikojnë sesi detin e shijojnë njësoj, si të kamurit edhe të varfërit.

Të shikojnë sesi në një gji 300 metra vijë bregdetare, pushojnë 50 mijë njerëz, e ku janë të gjithë të kënaqur.

Të shikojnë sesi në çdo plazh ka roje dhe një kordon që tregon zonën e sigurisë në ujë dhe ku nuk afrohet asnjë kapadai me motor.

Të shikojnë sesi ka alternativa për tu ushqyer, nga 1.5 Euro vakti deri në 1.500 Euro vakti.

Koston e këtij udhëtimi turistik, propozoj ta paguajmë ne, nga 1 Euro për person, vetëm të shpëtojmë nga ky mallkim që na ka gjetur me detin tonë.”, ka shkruar Kikia.

Paraardhëse

38-vjeçari sherr me një grua në Tiranë, kundërshton me forcë shoqërimin në komisariat, përfundon në spital

Pasardhëse

Spartak Ngjela jep alarmin, del me mesazhin e fuqishëm për policinë, tregon se çfarë fshihet pas ngjarjes në Velipojë

Pasardhëse

Spartak Ngjela jep alarmin, del me mesazhin e fuqishëm për policinë, tregon se çfarë fshihet pas ngjarjes në Velipojë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.