• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

U shua një familje e tërë në aksident, familjarët dhe qytetarët protestë në Fier, e ëma e Silvanës ka një kërkesë për qeverinë

29 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
294
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Qytetarët e Fierit kanë mbajtur një protestë ditën e sotme në qendër të qytetit në shenjë përkujtimi dhe revolte ndaj aksidentit të Vlorës, ku ndërruan jetë 4 anëtarë të familjes Gushi.

Familjarët e viktimave të veshur me bluza të zeza dhe me fotografitë e viktimave të stampuara në to, kërkuan drejtësi për të dashurit e tyre.

Në fjalën e saj përpara kamerave e ëma e 33-vjeçares Silvana Gushi që ndërroi jetë në aksident, u shpreh se nuk kërkon hakmarrje por vetëm drejtësi dhe dënimin e personit që shkaktoi aksidentin.

“Unë nuk dua më t’i pres më ata. Të më trokiste në dorë dhe të kërkonte falje. Ai do më vinte mua, po unë nuk do ja prisja kokën se nuk jam hakmarrëse. Dua vetëm të vendoset drejtësi, të shkojë në burg të vuaj dënimin. Më mori dhëndrin 44-vjeç, më mori vajzën 33-vjeç dhe më mori mbesat 14 dhe 9 vjeç”, tha e ëma e të ndjerës Silvana Gushi.

Gjithashtu edhe daja i Silvana Gushit apeloi për drejtësi, duke theksuar se kërkesa e vetme e tyre është dënimi i personit që shkaktoi aksidentin dhe jo hasmëria.

“Ne jemi njerëz të thjeshtë dhe kërkojmë vetëm drejtësi nuk kërkojmë hakmarrje. Babai i atij djalit duhet të na dilte ballë për ballë, të na trokiste në derë. Kërkojmë drejtësi nga policia dhe drejtësi nga gjykata për të mos i manipuluar provat. Duam të futet në burg ai që na mori 4 anëtarë të familjes, Drejtësia duhet të veprojë ashtu siç i takon ligji. Ne jemi njerëz që duam drejtësi dhe nuk duam hasmëri”, përfundoi daja.

Krahas familjarëve në qendër të qytetit të Fierit u mblodhën në shenjë solidarizimi edhe qytetarë të zakonshëm të cilët përkujtuan viktimat dhe shprehën indinjatën e tyre përmes pankartave.

“Kemi frikë të dalim nga shtëpia”, shkruhej në njërën nga pankartat që mbahej në dorë nga një fëmijë i vogël.

Paraardhëse

Policët kallëzuan penalisht Pjerin Ndreun, ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës

Pasardhëse

38-vjeçari sherr me një grua në Tiranë, kundërshton me forcë shoqërimin në komisariat, përfundon në spital

Pasardhëse

38-vjeçari sherr me një grua në Tiranë, kundërshton me forcë shoqërimin në komisariat, përfundon në spital

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.