• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mesazhet e SHBA për hetimet e bujshme dhe drejtësinë alarmojnë partinë e presidentit, LSI nis goditjet ndaj ONM dhe ndërkombëtarëve

28 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
79
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

LSI vijon të jetë partia më e shqetësuar nga reforma në drejtësi. Javët e fundit presioni ndërkombëtar është rritur, pasi ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka lëshuar mesazhe të forta si për drejtësinë ashtu dhe për politikën që të ecin para me reformën në drejtësi.

Madje ajo në fundjavë e bëri të qartë se pret nga SPAK më shumë rezultate. Në kuadër të angazhimit ndërkombëtar ka ardhur dhe reagimi i LSI. Nënkryetari i saj, Petrit Vasili i është rikthyer betejës së vitit 2017 kundër Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Ai ka publikuar disa shkresa kur ishte ministër i Drejtësisë, ndërsa kritikon qeverinë, ONM dhe madje ndërkombëtarët. Vasili thekson se instancat e larta ndërkombëtare janë paralajmëruar se prezenca e faktorëve politikë brenda Bordit Administrativ do të cenonte përmbushjen e detyrave të ONM. Me dokumente zyrtare dhe ligjore ndërkombëtareve iu është bërë me dije se devijimi i marrëveshjes nga Kushtetuta e vendit do të sillte vonesa dhe probleme në realizimin e objektivit të OMN.

Sipas Vasilit, Ministria e Drejtësisë asokohe ka këmbëngulur gjatë në zbatimin e ligjeve dhe neneve të Kushtetutës në veprimtarinë e ONM, por duket se përsëri ndërkombëtarët kanë vendosur të heshtin. Duke i cilësuar si prova të rënda, dokumentet që LSI disponon, Vasili u ka bërë thirrje instancave ndërkombëtare të rishqyrtojnë dokumentet për të arritur në një vendim në kuadër të situatës aktuale të reformës në drejtësi. Teksa hedh akuza mbi autoritetet ndërkombëtare lidhur me çështjen e ONM, Vasili i drejtohet me tone të ashpra edhe qeverisë. Sipas tij, nga ana e saj nuk ka pasur asnjë reagim pas provave dhe dokumenteve të paraqitura nga LSI.

“Ndërkombëtarët dhe qeveria e rilindjes u demonstruan thellësisht refraktare dhe refuzues që të reflektonin lidhur me këto shqetësime të forta parimore dhe të bazuara në Kushtetutë e Ligj. Për pasojë ONM u përball që në fillim e deri sot me përbuzjen e mazhorancës rilindase, e cila realizoi kapjen e drejtësisë dhe deformimin e rëndë të qëllimit dhe përmbajtjes së reformës në drejtësi”, – shprehet Vasili.

Paraardhëse

Alfred Moisiu: Politika ka dëmtuar rolin e kreut të shtetit, koha që presidenti të zgjidhet nga populli

Pasardhëse

Spartak Ngjela: Venecia nuk mund të shpallë të pavlefshme zgjedhjet e 2019, komisioni s’drejtohet nga katundarë

Pasardhëse

Spartak Ngjela: Venecia nuk mund të shpallë të pavlefshme zgjedhjet e 2019, komisioni s’drejtohet nga katundarë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.