• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Negociatat peng i vetos bullgare për Shkupin, Mazi: BE, asnjë kundërshtim për Tiranën

25 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
30
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Brukseli vendosi që të mos hapte negociatat me Shqipërinë për shkak të vetos bullgare, që bllokoi Maqedoninë e Veriut dhe për këtë arsye e pësoi edhe Tirana, pasi vendet e BE-së vendosën që të mos ketë ndarje mes dy vendeve për të avancuar në procesin e integrimit.

Kryenegociatori i Shqipërisë për negociatat me BE-në, Zef Mazi i ftuar në studion e “Log.” u shpreh se kushtet u plotësuan dhe vendet e BE-së e pranuan, por data për konferencën e parë ndërqeveritare u shty për shkak të konfliktit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë.

“Për Shqipërinë për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare nuk ka asnjë kundërshtim më. Janë elementë më kompleks sesa marrëdhëniet Shqipëri-union. Ne kemi dy shtete, që kanë një konflikt mes tyre dhe mendohet që kjo mos marrëveshje duhet të zgjidhet sa më parë” tha ai

Përse nuk ndahemi nga Maqedonia e Veriut? “Në historikun e futjes së shteteve kandidate, janë dy raste që kanë hyrë individualisht Greqia dhe Kroacia, të tjerat në grup. Karakteri rajonal i futjes në union ka rëndësi. Procesi i zgjerimit nuk duhet as penguar dhe ngadalësuar, Bullgaria mendon se ka diçka që duhet ta zgjidhin, kjo është një çështje dypalëshe” tha Mazi.

Por a u plotësuan kushtet që unioni kishte vendosur për Shqipërinë? “Janë plotësuar të gjitha. Nuk janë 15 kushte, 15 kërkesa nga të cilat 4 janë kushte. Ka dy faza plotësimi, i elementëve që i kam ndjekur personalisht cdo muaj në Bruksel te vendet anëtare të unionit. Në një periudhë të korrikut që vitit që shkoi dhe marsit të këtij viti janë bërë 10 përditësime të plotësimit të kërkesave”.

Mazi zbuloi edhe disa nga prapaskenat gjatë lobimit në vendet e BE-së.

“Kam qenë në 19 shtete në unionit, 3 herë në Bruksel, që është qeveria e këshillit. Janë bërë 22 vizita intensive në vendet e unionit, prezantuam çfarë është bërë dhe çfarë po bëhet që të hapet konferenca e parë, se po plotësohen ose janë plotësuar kërkesat.

Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kërkesat. Një shtet anëtar bëri një kërkesë, që Komisioni të bëjë një “non paper” të detajuar si ishin plotësuar kushtet. Në 12 maj kjo përgjigje u shpërnda. U analiza në shifra si u plotësuan kërkesat.

Në mbledhjen e parë që u bë, në mënyrë absolute të gjitha shtetet folën pozitivisht dhe ky shtet, Holanda që bëri kërkesën e paraqiti si qëndrim në parlamentin dhe tha “PO” Shqipëria ka plotësuar kërkesat për negociatat. Kemi raportuar ne, delegacioni dhe ambasadat në Shqipëri” deklaroi Mazi.

Paraardhëse

Itali-Austri, flet kapiteni David Alaba: Ju tregoj lojtarin më të rrezikshëm të azzurëve

Pasardhëse

Aksidenti tragjik në Vlorë, reagon i tronditur Ardit Gjebrea: Nuk gjej dot fjalë të ngushëlloj familjarët (FOTO)

Pasardhëse

Aksidenti tragjik në Vlorë, reagon i tronditur Ardit Gjebrea: Nuk gjej dot fjalë të ngushëlloj familjarët (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.