• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Gjykata pezulloi gjykimin, Mentor Kikia i bën kritika të ashpra Kushtetutës

24 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
113
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gjykata Kushtetuese vendosi ditën e djeshme t’i drejtohej Komisionit të Venecias për sa i përket çështjes së zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, pasi kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi kërkoi shpalljen e pavlefshmërisë së tyre.

Vendimi i Kushtetueses për këtë çështje do të merret pas këshillave nga Komisioni i Venecias, por pikërisht ky vendim i Gjykatës Kushtetuese ka ngjallur debate në rrjet dhe reagime të shumta.

Gazetari Mentor Kikia me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se kjo Gjykatë vdiq ende pa lindur akoma, pasi gjykatësit u frikësuan dhe e shitën përgjegjësinë e tyre. Sipas tij, ata kërkojnë alibi për vendimin që të thonë “kështu na tha Venecia”.

Postimi i plotë:

“Gjykata Kushtetuese e re vdiq ende pa lindur akoma

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë nuk mori dot vetë një vendim për çështjen e zgjedhjeve vendore. Ajo do të kërkojë opinionin, mendimin apo “vendimin” e Komisionit të Venecias.

Ky do të ishte vendimi i parë i madh i Gjykatës Kushtetuese të reformuar, të veting-uar. Por gjykatësit nuk patën kurajë të vendosnin vetë për një çështje me ngarkesë të madhe politike. Ata patën frikë, jo se nuk mundnin nga ana profesionale. Ata nuk mundën të thonë as “po” as “jo”, sepse do të gjykoheshin dhe sulmoheshin në të dyja rastet, sido të vendosnin. Ata u frikësuan, nuk donin telashe dhe e shitën përgjegjësinë. Edhe pse janë aty që të marrin vendime, edhe me kosto të larta, pa menduar se çfarë do të themi ne të tjerët.

Gjykata e re po bën atë që bëri e vjetra, duke iu drejtuar Venecias për çdo gjë, deri në çështjet apo vendimarrjet më ordinere për një gjykatë të këtij niveli.

Gjykatësit dështuan të ishin gjykatës. Ata kërkojnë alibi, kërkojnë mburojë, kërkojnë të mbrohen nga sulmet, duke thënë se ”kështu na tha Venecia”.

Shqipërisë i duhet një gjykatë që të jetë e zonja të marrë vendime, e jo të bëjë korrierin për ti kërkuar vendimet në Venecia”, shkruan Mentor Kikia.

Paraardhëse

30 qershori në dorë të Venecias, Frrok Çupi: Si të ishim nën pushtim

Pasardhëse

E gjeni dot çfarë fruti është? Gjendet lehtësisht në vendin tonë dhe ka vlera të mëdha shëndetësore

Pasardhëse

E gjeni dot çfarë fruti është? Gjendet lehtësisht në vendin tonë dhe ka vlera të mëdha shëndetësore

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.