• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Shqipëria e pëson nga Maqedonia e Veriut, nuk ka hapje negociatash

21 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
163
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ndërkohë që jemi në pritje të hapjes së negociatave me Bashkimin Europian duket se në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së që do të zhvillohet ditën e martë në Luksemburg, mbi procesin e zgjerimit, nuk pritet ndonjë vendim i rëndësishëm, për vendet që presin zyrtarizimin e fillimit të negociatave. Dhe Shqipëria këtë herë duket se penalizohet nga Maqedonia e Veriut.

Burimet për Radio Evropa e Lirë bëjnë me dije se janë shuar të gjitha gjasat që në këtë takim të miratohen kornizat për negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo për shkak se Bullgaria nuk ka hequr dorë nga kundërshtimi për Maqedoninë e Veriut dhe si pasojë disa vende nuk dëshirojnë që të diskutohet dhe vendoset vetëm për Shqipërinë.

Sipas vlerësimit të Komisionit Evropian të dyja këto vende kandidate i kanë përmbushur të gjitha kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit, por vendimi për një hap të tillë merret në Këshill vetëm nëse të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së bien dakord për një gjë të tillë. Të martën do të zhvillohen të ashtuquajturat konferenca ndër-qeveritare mes BE-së dhe Malit të Zi, dhe BE-së me Serbinë.

Ato do të jenë vetëm të karakterit politik dhe nuk do të përfshijnë hapjen apo mbylljen e ndonjë kapitulli negociues. Sakaq, Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë nisur takimin e tyre në Luksemburg për një sërë temash, që nga situata në Bjellorusi dhe deri te dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.

Paraardhëse

Shpërthen keq Nard Ndoka, zbulon përçarjen në PD dhe bën deklaratën e fortë: Basha ishte më shumë protagonist sesa duhej

Pasardhëse

Uashingtoni u bën ultimatum grekëve: Vendoseni S-300 jashtë përdorimit

Pasardhëse

Uashingtoni u bën ultimatum grekëve: Vendoseni S-300 jashtë përdorimit

Diskutime rreth kësaj post



Opinion

Përfshirja në rritje e Izraelit në Ballkan: asimetria e re e sigurisë dhe roli balancues i Turqisë

Nga lajme5
3 October, 2026
0

Nga: Mevludin Ibish Konkurrenca gjeopolitike ndërmjet Turqisë dhe Izraelit po shtrihet përtej Lindjes së Mesme dhe Mesdheut Lindor, duke përfshirë...

Austria–Kosova LIVE: Ndiqeni këtu ndeshjen e Dardanëve

27 September, 2026

Dua Lipa “shkrin” dasmën në Pejë! Ja si vallëzon me muzikë shqiptare

27 September, 2026

Publikohen formacionet: Ja si rreshtohet Kosova përballë Austrisë

27 September, 2026

Xhuli publikon video nga spitali në Zvicër, teksa pret lindjen e binjakëve

27 September, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Maqedoni
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.