• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Rama arrin të kontrollojë me një dorë!” Artur Zheji dhe Fatos Lubonja zbërthejnë skemën strategjike që përdor kryeministri

21 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
283
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analistët Artur Zheji dhe Fatos Lubonja komentuan në emisionin ‘Pikat mbi i’ deklaratën e kryeministrit Edi Rama për televizionin francez France24, veçanërisht çështjen e patronazhistëve.

Sipas Zhejit, në Shqipëri nuk ka një strukturim të shtresës dhe Rama ka kuptuar që duke bërë aleancë me këta që janë bërë sipërmarrës dhe duke krijuar rrethin e bojarëve, arrin të kontrollojë në një dorë të vetme.

“Mund të pajtohem me kryeministrin në qoftë se psh sipas denoncimit që është bërë të dhënat e patronazhistëve të ishin të dhënat e e-albania, në qoftë se të dhënat e e-albania janë publike atëherë ka të drejtë.

Ndoshta në strukturimin e shoqërive të parazhvilluar, që akoma nuk janë të zhvilluar, jemi një shoqëri që kemi kaluar nga feudalizmi në një industrializëm të sforcuar. Nuk kemi një identitet shtrese. Në qoftë se shkon në Itali, ke fabrikat e mëdha, uzinat të industrisë kimike, hekurudhat, Fiatin, ka qindra mijëra punonjës që kanë një koshiencë në raportin e tyre me punën, me të padrejtën, kanë një koshiencë, një ndërgjegje të konsoliduar, nëse flet, analizon ke një audiencë të kolauduar që të ndjek. Këtu kemi një problem se nuk e di kujt audience i flet. Kemi një larushi pa identitete. Këtu kap ça të kapësh, shesim fiq, shesim majdanoz, bëjmë biznes.

Këtu nuk ka një strukturim të shtresës dhe Rama ka kuptuar që duke bërë aleancë me këta që janë bërë sipërmarrës dhe duke krijuar rrethin e bojarëve, që në mesjetë quheshin feudalë dhe këtu është ndarë territori, duke bërë një aleancë me të gjithë këta, arrin të kontrollojë në një dorë të vetme”, – deklaroi Zheji.

Lubonja deklaroi se Rama gënjen dhe se jemi karikatura e kapitalizmit.

“Lidhur me patronazhistët, në thelbin e vet fenomenin e patronazhistëve e shikoj si fillimin e thellimit të asaj që e quaj partia-shtet. përdor të dhënat e shtetit për të klasifikuar njerëzit dhe për të forcuar pushtetin.

Rama gënjen në mënyrën më surreale në Shqipëri. Mjafton të shikosh komentet e patronazhistëve, për të treguar që gënjen dhe ka shkelur një ligj. Ata gazetarët nuk dinë atje.

Zheji foli për një konglomerat çfarë përfaqëson partia shtet. Partia shtet tenton të përfaqësojë që të gjithë. Ne jemi karikatura e kapitalizmit. Me një grusht njerëzish sundon ata që janë të paatomizuar. Ky është sistemi por ne jemi karikaturë pse, sepse nuk e kemi krijuar sistemi imunitar. Ne kemi kaluar nga diktatura në këtë post-demokraci, ose ndryshe nga një kolektivizim i detyruar, në një formë tjetër nomeklature, të cilët pjesën tjetër e mbajnë të paatomizuar. Nga diktatura në post demokraci, pa kaluar në demokraci. I bie t’i rezistojmë kësaj diktature, të luftojmë partinë shtet. Kam qenë i idesë më mirë 3 banda se një bandë se përfaqësojnë interesa të ndryshme, por nga ana tjetër duhet dhe ky ndërgjegjësimi çfarë shtrese i përkas. Këtu lind problemi tjetër i një ekonomie të shëndoshë. Nëse sjell bangladeshas këtu nuk mund të kenë ndërgjegjësim”, – tha Lubonja.

Paraardhëse

Braktisi Shqipërinë për Amerikën, Mira Konçi rikthehet me surprizën e bukur

Pasardhëse

“Ka aq kalbësirë, sa që duhet të mbyllet fare si televizion, shumica janë të paaftë”, Artur Zheji zbardh telefonatën me Ramën

Pasardhëse

“Ka aq kalbësirë, sa që duhet të mbyllet fare si televizion, shumica janë të paaftë”, Artur Zheji zbardh telefonatën me Ramën

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ditën e nesërme (18 Shtator 2025), në seancën parlamentare në Kuvend, do të prezantohet programi qeverisës “Rama 4”. Në kapitullin...

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.