• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Linda Rama vjen me një rrëfim ndryshe, zbulon ‘privilegjet’ kryeministrore nga të cilat ka hequr dorë nga dita e parë

18 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
64
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Linda Rama, në një intervistë për gazetaren Ilva Tare tregoi se që nga dita e parë e bashkëshortit Edi Rama në krye të qeverisë shqiptare, ajo kishte vendosur të refuzonte shumë nga shërbimet shtetërore që i ofroheshin familjes kryeministrore, me dëshirën për të zgjedhur thjeshtësinë ndaj atyre që shihen vëngër nga opinioni publik si privilegje.

Teksa risolli në vëmendje daljen e parë publike si bashkëshortja Edit Ramës politikan dhe më pas si kryeministër, pritshmërinë e opinionit publik apo paragjykimet e pashmangshme, znj. Rama tha se dilemat se si do të duhej të performonte në krah të bashkëshortit të saj në krye të vendit, morën fund që ditën e parë që ai mori detyrën kur ajo, siç tha, vendosi t’i refuzonte të gjitha shërbimet kryeministrore që i takonin me ligj.

“Unë që në ditën një, për të shmangur pikërisht këtë që thatë ju, këtë “futjen e hundëve”, privilegjet …sapo mu dha rasti refuzova të gjithë ekipin e shërbimit që ishte presupozuar të shërbente si më përpara në familjen e kryeministrit dhe atëherë kam insistuar që ekipi i shërbimit të familjes së kryeministrit të zhvendosej në Kryeministri me bindjen që kryeministri me orë të gjata është aty”, u shpreh znj. Rama.

Aktivistja dhe intelektualja tregoi se Dhoma e Luleve, një mjedis brenda ambienteve të Kryeministrisë, ku mund të konsumohet dreka apo darka është një ide e saj, për të ruajtur mbi të gjitha dinjitetin e institucionit të kryeministrit qoftë edhe në detaje të tilla.

Znj. Rama shprehu keqardhjen për përcaktimin e prerë nga opinioni mediatik, nga ku dhe sqaroi se ka qenë gjithnjë shumë e vëmendshme për të përçuar si duhet mesazhin se statusi i bashkëshortes nuk është gjithnjë i lidhur me privilegjet por dhe me identitetin personal dhe profesional.

Ajo tregoi se vazhdon ta shoqërojë vetë me makinë djalin e saj, Zaho çdo ditë në shkollë, dhe kjo është një nga kënaqësitë më të bukura të ditës nga e cila nuk ka hequr dorë. Linda Rama zbuloi dhe faktin se nuk ka punonjës sigurie dhe me vetëdije kishte zgjedhur të mos e shoqëronte asnjëherë jashtë vendit bashkëshortin e saj, përveç rasteve kur prezenca e saj në vizitat e tij nevojitej për arsye protokollare.

Paraardhëse

“I kam rralluar, daljet në publik jam kam lënë Edit”, rrëfimi i Linda Ramës si kurrë më parë: U martova në kohën kur sulmet përfshinin edhe gratë

Pasardhëse

Bashkëshortja e Ramës del me mesazhin e fuqishëm për gratë në politikë: Mos të kenë ego dhe të mendojnë se janë më të mirat

Pasardhëse

Bashkëshortja e Ramës del me mesazhin e fuqishëm për gratë në politikë: Mos të kenë ego dhe të mendojnë se janë më të mirat

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.