• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Shëndet

Pëlqeni t’i konsumoni lëngjet e frutave? Ekspertët bëjnë publike informacionet që duhet t’i dimë të gjithë rreth tyre

18 June, 2021
në Shëndet
0
27
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Prej shumë kohësh, lëngu natyral i frutave është reklamuar si një zgjidhje shumë e shëndetshme në krahasim me pijet e tjera të gazuara të renditura sipas ngjyrës nëpër markete ose bare e restorante.

Është e vërtetë që lëngu i frutave i bërë në shtëpi është krejt natyral duke qenë se vjen nga portokalli, molla apo rrushi në shumicën e rasteve. Madje, ekspertët rekomandojnë që të ushqehemi me pesë fruta dhe perime në ditë. Por lëngu i frutave është krejt tjetër.

I gjithë problemi me lëngun nis nga momenti kur shtrydhet fruti. Kur ne hamë një mollë, fibra ngadalëson përthithjen e sheqerit që ka fruti në gjak. Kjo tretje e ngadaltë, nuk e shtyn pankreasin të stërmundohet duke çliruar insulinë për tu përballur me ortekun e sheqerit që vjen në organizëm. Për më tepër, fibra na bën të ndihemi më të ngopur.

Por kur shtrydhim mollë ose portokalle, ajo që gëlltisim gjithë kërshëri është një lëng natyral, por shumë i sheqerosur. Fibra nuk është që të ngadalësojë përthithjen e sheqerit. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, nëse organizim është gjithë kohën në sulm nga doza të mëdha sheqeri të lëngshëm, shkakton një simptomë të njohur si rezistenca ndaj insulinës.

Kjo ndodh në momentin që qelizat nuk kanë më aftësinë të përthithin sheqerin në gjak dhe kështu lindin sëmundje si diabeti i tipit 2 ose sheqeri i lartë në gjak. Nivelet e larta të glukozës shkaktojnë kaos në organizëm dhe dëmtojnë zemrën, veshkën, sytë e të tjerë. Diabeti shoqërohet me komplikacione si ataku në në zemër, ishemia, verbëria dhe dështimi i veshkave. Rekomandimi i AgroWeb.org është të keni kujdes së paku me sasinë e lëngjeve të frutave në ditë. Më mirë një frut se lëngje.

Sa Sheqer Përmban Një Gotë Me Lëng Frutash

Në varësi të gotës së servirjes, lëngjet e frutave përmbajnë sasi të konsiderueshme të sheqerit edhe pse sheqer natyral i frutave.

Në një sasi prej 350 ml lëng 100% molle, gjenden rreth 10 lugë çaji me sheqer. Një gotë me lëng portokalli përmban 9 lugë çaji me sheqer, ndërsa një gotë me lëng rrushi përmban 15 lugë çaji sheqer. Edhe pse bëhet fjalë për sheqerin që vetë frutat përmbajnë, sasia e madhe është e dëmshme. Lëngje Apo Fruta?

Portokallet

Një gotë me lëng portokalli ka 2.5 herë më shumë sheqer dhe vetëm një të tretën e fibrës që gjendet tek një frut i plotë. Kjo pasi për një gotë lëng përdoren 2-3 portokalle.

Mollët

Një gotë me lëng molle ka vetëm një të dhjetën e fibrës që gjendet tek fruti i plotë. Një gotë lëng me disa mollë ka 120 kalori dhe 27.2 gramë sheqer ndërsa një frut ka 72 kalori dhe 14.3 gramë sheqer.

Rrushi

Një gotë me lëng rrushi përmban 154 kalori dhe 37.6 gramë sheqer. Një filxhan çaji me kokrra të plota rrushi ofron 62 kalori dhe 15 gramë sheqer.

Ananasi

Lëngu i ananasit ka 140 kalori, 0.5 gramë fibër dhe 34 gramë sheqer. Fruti i plotë ka 74 kalori, 2.2 gramë fibër dhe 14.4 gramë sheqer. Nëse nuk ushqeheni mjaftueshëm me fruta dhe perime, lëngjet janë variant i mirë. Fundja ato përmbajnë vitamina dhe ushqyes. Kujdes me sasinë. Por nëse do të mund të zgjidhnit, më mirë merrni një frut të plotë dhe nëse keni etje, një gotë me ujë.

Paraardhëse

Kroacia ndalet nga Çekia dhe rrezikon eliminimin para kohe nga Evropiani

Pasardhëse

Qeveria e Albin Kurtit hedh poshtë marrëveshjen e firmosur në Washington

Pasardhëse

Qeveria e Albin Kurtit hedh poshtë marrëveshjen e firmosur në Washington

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Genar Topalli ka reaguar për herë të parë pas aludimeve mbi dasmën e tij me Cindy Marina, e zhvilluar më...

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025

Berisha: Mazhoranca votoi programin dhe kabinetin pa debat, Rama shpalli luftë, fjalët tani nuk kanë më vlerë, duhet të kalojmë në veprime

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.