• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ish-zyrtarja e lartë e LSI-së del me mesazhin e fuqishëm: Nuk dua që të futet në burg Meta dhe Berisha

17 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
7.7k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-zyrtarja e LSI-së, Brisida Gjikondi foli rreth shpalljes non-grata të Sali Berishës nga SHBA-ja. Ajo tha se Departamenti Amerikan i Shtetit e ka bërë të qartë vendimin e tyre që është i pakthyeshëm.

Aktivistja tha se dënimi më i madh për Berishën, Ilir Metën dhe të tjerë politikanë e gjyqtarë të korruptuar do të ishte konfiskimi i pasurive, jo burgu.

Deklarata e Gjikondit:

“Ilir Meta e ka shkruar vetë historinë e tij. Vendimin për veten, gjithçka çfarë po i ndodh i ka shkruar vetë në kompjuter. Por ndryshe nga shumë shqiptarë unë nuk pretendoj t’i shikoj Metën dhe Berishën pas hekurave, aq sa pretendoj të shikoj të konfiskuara pasuritë gjigante të Ilir Metës, që i ka brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe të Sali Berishës e familjes së tij dhe të politikanëve, gjyqtarëve, prokurorëve që tani shijnë të lirë, pasi gjoja disa kanë dhënë dorëheqje. Për mua dënimi më i madh do të ishte t’i shihja te kazanët e plehrave, aty ku kanë ndenjur shqiptarët, intelektualët shqiptarë, shqiptarët e ndershëm, ata të fshatrave e qyteteve, ata që kanë punuar ndershëm, të përfundojnë aty ku çuan Shqipërinë në këto 30 vjet.

Të përfundojnë te koshat e plehrave, ku të kërkojnë bukën. T’u merret gjithçka që i kanë marrë Shqipërisë dhe shqiptarëve. Për mua ky është ndëshkimi më i madh, nuk është burgu. T’u konfiskohet çdo lekë që kanë, në Londër, në Amerikë, në Shqipëri, kudo, sepse dihen, nuk është fare e vështirë të zbulohen ku janë pasuritë e klasës politike shqiptare, të klasës së gjyqësorit, prokurorëve, të mjekëve etj. Ka një kriminalizim të shoqërisë dhe dua që ky të jetë vetëm fillimi, dhe ndëshkimi i tyre të mos jetë burgu, por konfiskimi i pasurive që i kanë marrë Shqipërisë, duke i dhënë një shembull moral shqiptarëve, që ka shpresë. Jo t’i poshtërosh për së gjalli dhe t’i fusësh në burg, por t’u konfiskosh atë që ata kanë më të shtrenjtë. Ata janë qenie materiale, jo shpirtërore. Ajo i vret më shumë se çdo gjë tjetër. Ai e pranon dhe burgun, vetëm pronat mos t’ia marrin. Unë dua që malli t’u hajë kokën këtyre. Kjo do të ishte për mua çuarja në vend e moralit tonë kombëtar dhe e ndëshkimit të tyre. Konfiskimi i pasurive të tyre”, tha ajo e ftuar në Dritare TV.

Paraardhëse

“Duhet menduar mirë para se të akuzohet presidenti”, Rexhep Mejdani flet për shkarkimin e Metës

Pasardhëse

Votoi pro hapjes së negociatave për Shqipërinë, zbulohet kushti i Parlamentit Holandez për vendin tonë

Pasardhëse

Votoi pro hapjes së negociatave për Shqipërinë, zbulohet kushti i Parlamentit Holandez për vendin tonë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.