• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Hollanda jep “dritën jeshile” për Shqipërinë, Gramoz Ruçi ngatërron homologen e tij dhe i dërgon letër kryeparlamentares së gabuar

16 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
110
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër falenderimi, zonjës Khadija Arib, me rastin e marrjes së vendimit e Parlamentit të Holandës për thirrjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Ruçi ka bërë një gafë pasi zonja Khadija Arib nuk është më kryetare e Parlamentit të Hollandës, pasi i ka mbaruar mandati në 7 prill 2021. Kryeparlamentarja e re është Vera Bergkamp dhe letra duhet t’i kishte shkuar asaj.

Në mesazhin e tij Ruçi theksoi se ky qëndrim është një motiv më shumë që Kuvendi, Qeveria dhe institucionet e Shqipërisë t’i shumëfishojnë përpjekjet për të vazhduar rrugëtimin europian. Kjo është letra e cila është dërguar në adresë të gabuar.

“E dashur Khadija,

Me kënaqësi të veçantë mora vesh lajmin e gëzuar që Dhoma e Përfaqësuesve e Vendeve të Ulëta i dha dritën jeshile thirrjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.

Që prej takimit tonë në prill të vitit 2019 e deri më sot bashkëpunimi ynë ka ardhur duke u zgjeruar e fuqizuar.

Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, Ju shpreh mirënjohjen për shqyrtimin me kujdes të arritjeve të Shqipërisë drejt plotësimit të rekomandimeve të Komisionit dhe Këshillit Europian. Ne asnjëherë nuk i kemi keqkuptuar rezervat e qeverisë dhe Parlamentit të Vendeve të Ulëta, por i kemi kuptuar ato si një inkurajim për të përmirësuar performancën tonë dhe për t’u bërë një vend sa më i denjë për t’u pranuar në familjen europiane.

Fakti që edhe Ju, Komisioni për Çështjet Europiane dhe Dhoma e Përfaqësuesve jeni njohur dhe i keni vlerësuar këto arritje, është një motiv më shumë që Kuvendi, Qeveria dhe institucionet e Shqipërisë t’i shumëfishojnë përpjekjet për të vazhduar rrugëtimin tonë europian, për të arritur dhe për të qëndruar në krah të shteteve anëtare të BE-së me standarde, dinjitet dhe vlera europiane. Shqipëria do të vazhdojë të avancojë në plotësimin e këtyre standardeve dhe do të bëhet një vlerë e shtuar e Bashkimit Europian, e kësaj familjeje të madhe politike, kulturore dhe njerëzore”., ka shkruar ai.

Paraardhëse

Murrizi flet për rikthimin e Berishës në krye të PD dhe dorëheqjen e Ruçit nga politika

Pasardhëse

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD zbardh pazarin e fshehtë mes Ramës dhe Bashës

Pasardhëse

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PD zbardh pazarin e fshehtë mes Ramës dhe Bashës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.