• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Pas shpalljes ‘non grata’ të Sali Berishës dhe urdhrit të Biden, Frrok Çupi paralajmëron zhvillime të bujshme në Shqipëri

16 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
123
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti i njohur, Frrok Çupi ka bërë një koment të thelluar lidhur me situatën politike në Shqipëri. Çupi teksa analizon shpalljen non grata të Sali Berishës, hapjen e dosjes së Gërdecit dhe urdhrin e Joe Biden, thotë se e gjithë kjo lëvizje nuk është një koicidencë.

Postimi i Çupit:

“Sulmet e Perëndimit mbi ‘fajkonjtë’ e Shqipërisë dhe Ballkanit po kryhen me precision të lartë, bisturi pas bisturie, koincidencë pas koincidence; dhe këto iu dhembin aq shumë. Një ushtri e tërë anti- amerikane, e mbledhur rreth Berishës, po thotë se ‘nuk kanë punë me ne’.

A ka mister brenda koincidencave?..

Koincidencat e krijuara nga njerëzit nuk janë ‘mistere’. As fusha e krimit shtetëror prej 30 vjetësh, tashmë nuk është e pa dukshme. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më qartë se kurrë, duket se po dalin në krah të popullit të Shqipërisë për të luftuar korrupsionin, për të kthyer pasurinë e grabitur, për të neutralizuar minuesit e demokracisë….Nuk ka gjë të padukshme. E padukshme ishte, në mars 1999, fusha ku do të bombardonte NATO në Beograd e Novisad, në gjuetinë për të kapur diktatorin e Ballkanit. Por tani ja ku jemi, Shtetet e Bashkuara vrojton çdo ‘vrimë’ ku fshihet pasuria e grabitur dhe rrezikuesit e paqes në Ballkan.

Koincidencat janë thjesht ‘loja me miun’: A do ti ‘miu im i dashur’ që të bësh sikur fshihesh ose sikur vret elefantin? Mirë, atëherë, edhe ‘unë elefanti’ po të jap disa shenja.

Koincidenca më e parë:

Departamenti i Shtetit i SHBA caktoi Sali Berishën dhe familjen si të papërshtatshëm për të shkelur në kufijtë e shtetit aleat. Koincidenca lidhet me një pyetje, pyetje si deklaratë, të kryeministrit Edi Rama në punimet e Kuvendit: ‘A mundesh, Sali, të kalosh oqeanin?’, e pyeti para dy vjetësh. Pyetja atëherë mbeti pa përgjigje, por tani nuk ka fëmijë që nuk e zbërthen rebusin: ‘Amerika po gjuante për miun’.

Veçse që atë ditë Berisha projektoi ‘djegien e mandateve’ të Kuvendit, si hakmarrje kundër Amerikës.

Koincidencat në mes, as në fillim, as në fund:

Pak më parë Prokuroria e SPAK njoftoi se kishte hapur hetimin për shpërthimin e fabrikës së municioneve luftarake në Gërdec. Aty u vranë 26 vetë dhe gjaku i tyre shkoi ‘hupë’. U plagosën 300 vetë, por u dërguan në shtëpitë me një shkelm nga pas: ‘rrini urtë se e pësuat më keq’. U shkatërruan mbi 3000 banesa…

Ishte vrarë edhe një fëmijë 7 vjeç; dhe ky hapi koincidencat me ‘kutinë e Krimit’. Koincidencat në kuti: Fabrika e Gërdecit ishte biznes i familjes Berisha. Brenda në kuti u gjetën viktimat e fshatit, por edhe vrasja e Kosta Trebickës në Korçë- një qytetar me shtetësi amerikane…

Tërhiq e tërhiq fijen e koincidencave dhe aty del se tregtia e armëve bëhej në emër të Shteteve të Bashkuara, por me etiketa false kineze. Nxitej një konflikt i heshtur e i përbotshëm që flinte ‘kulaç’ në boksin e biznesit të familjes. Brenda në ‘box’ ndodhen ministra, shefa, firma, tortura…

Torturat, si metodë pushteti’ lidhen jo vetëm me Remzi Hoxhën, por edhe me vrasjet e 21 Janarit në hyrje të kryeministrisë. 4 protestues u vranë nga shteti, por edhe ‘doracët’ në vrasje u torturuan: Gardistët që shtinë me plumba mbi mish njeriu, u izoluan 3 ditë e net në bodrumet e kryeministrisë. Qëllimi ‘alias gestapo’ ishte që t’u shpëlanin trurin e të deklaronin se ‘nuk mbajmë mend nëse kemi vrarë’.

Edhe pse kishin ndodhur këto, këta thonë ‘ça ka Amerika me ne!’; e thonë sepse mendonin se ‘ia hodhëm’; shkurt- nuk po lexonin koincidencat. Nesër do të çuditen kur të formulohen akuza për ‘krime kundër njeriut’. Me siguri do të çuditen, përderisa nuk kuptuan koincidencën me frazën amerikane se Berisha ‘ka minuar demokracinë’.

Koincidencat e fundit:

Këto janë si art i qëndisjes në politikë. Ka lidhje që duket e thjeshtë- me datat:

Në datë 9 qershor, gjatë natës- sipas orës në vendin tonë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Biden, kishte lëshuar urdhër ekzekutiv që në zonën e sekuestrimit të pasurisë së zyrtarëve të korruptuar, të përfshihet edhe Shqipëria. ‘Jo, nuk ka lidhje me Berishën!’, thërritën idhtarët…Në muzgun e një dite më parë, data 9, ishte dhënë vendimi gjyqësor që dënonte ‘përjetë në burg’ kasapin e Bosnjës, Mlladiç’. Edhe këtë e quajtën jo- koincidencë… Në datën 9 qershor, kur u lëshua urdhri ekzekutiv i presidentit Biden, ajo është e njëjta datë kur 22 vjet më parë, diktatori Millosheviç i Ballkanit iu dorëzua Amerikës…

Koincidenca e datave qëndis fushën e gjuetisë. Fuqia që ndërton ‘fushën’, e ka të thjeshtë që të ndërtojë edhe koincidencat.” – shkruan Çupi.

Paraardhëse

Policia e Shtetit njoftoi kontrollet e befasishme nga RENEA në disa qytete të vendit, Anila Hoxha bën deklaratën e papritur

Pasardhëse

Bujar Nishani del me mesazhin ‘e koduar’

Pasardhëse

Bujar Nishani del me mesazhin ‘e koduar’

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.