• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kuvendi çon në Kushtetuese vendimin për Metën, gjykata vendos brenda korrikut shkarkimin e presidentit nga detyra

15 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
76
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kuvendi ka dorëzuar dje në Gjykatën Kushtetuese vendimin për shkarkimin e presidentit Ilir Meta nga detyra. Ashtu siç gazeta e paralajmëroi një ditë më parë, dje në mesditë shërbimet e Kuvendit dorëzuan dosjen me raportin dhe provat shtesë. Tashmë topi ka kaluar te gjykata kryesore në vend, e cila do të shohë nëse Meta ka kryer shkelje të rëndë apo jo. Por cilat janë procedurat që ndiqen në këtë rast? Duke qenë se kemi të bëjmë me një çështje sensitive pritet që procedurat të përshpejtohen. Sipas ligjit, Kushtetuesja brenda 3 muajve duhet të marrë në shqyrtim çështjen dhe pasi të ndodhë kjo, brenda 1 muaji duhet të marrë vendimin final. Por gazeta ka mësuar se procesi pritet të mbyllet brenda muajit korrik. Sipas informacioneve, qëndrimi i Metës në detyrë rrezikon të krijojë përplasje të forta institucionale në shtator dhe për këtë arsye mësohet se brenda korrikut Kushtetuesja do të marrë vendimin final ku sipas burimeve, pritet të vendoset pro shkarkimit të Metës.
Parashikimet ligjore Në ligjin për Gjykatën Kushtetuese janë përcaktuar 3 nene (61; 62; 63) që detajojnë procedurat që duhen ndjekur.

“Gjykata Kushtetuese për deklarimin e shkarkimit të Presidentit të Republikës vihet në lëvizje me vendimin e Kuvendit që ka vendosur shkarkimin e tij nga detyra. Vendimi i Kuvendit duhet të përmbajë një përshkrim të argumentuar të shkeljes së rëndë të Kushtetutës ose të krimit të rëndë, si dhe të shoqërohet me provat përkatëse. Gjykata Kushtetuese, një kopje të vendimit të Kuvendit dhe të provave përkatëse, ia dërgon Presidentit të Republikës, i cili ka të drejtë të japë me shkrim sqarimet që i çmon të nevojshme”, thuhet në nenin 61.

Ndërsa neni 62 ka të bëjë me detajet e seancës plenare. Ligji i njeh të drejtën gjykatës që të thërrasë presidentin dhe dëshmitarë të ndryshëm.

“Gjykata Kushtetuese për kalimin e çështjes në seancë plenare vendos me shumicën e anëtarëve të saj. Në këtë rast zhvillohet seancë plenare publike. Në seancën plenare ftohet të marrë pjesë Presidenti i Republikës, i cili mund të përfaqësohet nga një mbrojtës i zgjedhur prej tij, si edhe Kuvendi. Gjykata Kushtetuese, sipas rastit, vendos të thërrasë edhe persona të tjerë në gjykim. Mungesa në seancën plenare e Presidentit të Republikës ose e përfaqësuesit të tij pa arsye nuk përbën shkak për moszhvillimin e gjykimit”, theksohet në ligj.

Neni më i rëndësishëm në këtë çështje është padyshim neni 63, i cili përcakton detajet e vendimit. Sipas nenit në fjalë, kur Gjykata Kushtetuese arrin në përfundimin se Presidenti i Republikës ka shkelur rëndë Kushtetutën ose ka kryer një krim të rëndë, deklaron shkarkimin e tij nga detyra. Në këtë rast vendimi i Gjykatës Kushtetuese hyn në fuqi ditën e shpalljes dhe publikohet menjëherë në Fletoren Zyrtare. Në pikën 4 të këtij neni specifikohet se nëse shkarkohet presidenti, ai nuk do të përfitojë asnjë benefit që përfitojnë funksionarët e lartë. Sipas ligjit aktual, presidenti pas largimit përfiton zyrë, mbrojtje për 5 vite dhe benefite financiare, por nëse shkarkohet Meta, duket se nuk i përfiton dot këto favore.

Paraardhëse

Qeveria e re pritet të dekretohet nga Gramoz Ruçi, pas shkarkimit të Metës frenat e Presidencës do t’i marrë kreu i Kuvendit

Pasardhëse

SPAK paralajmëron nisjen e hetimeve ndaj Berishës pas shpalljes “non grata” nga SHBA

Pasardhëse

SPAK paralajmëron nisjen e hetimeve ndaj Berishës pas shpalljes “non grata” nga SHBA

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.