• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Rama-Basha me parti të rinovuara në shtator, 68 për qind e deputetëve aktualë ikin nga Parlamenti, Berisha humbet forcën në PD

15 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
573
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Parlamenti që do të marrë detyrën më 9 shator do të jetë tërësisht i rinovuar nga figurat e vjetra. Si kryesocialisti Rama ashtu dhe kryedemokrati Basha, javën që lamë pas mbyllën çështjet brenda partive të tyre dhe në shtator do të shkojnë me parti të rinovuara. Që para 25 prillit nisi një proces i fortë spastrimi dhe sipas statistikave, në shtator rreth 70 për qind e deputetëve aktualë nuk do të jenë më në Parlament. Instituti i Studimeve Politike ka hartuar një raport mbi emrat që largohen dhe shifrat janë interesante.

“Parlamenti zyrtarisht thotë se legjislatura ishte histori suksesi, deputetët gjithashtu deklarojnë se e kanë kryer me sukses misionin e tyre, megjithatë të dhënat zyrtare të konfirmuara në zgjedhjet e 25 prillit tregojnë se vetëm 39 nga 122 deputetët arritën të rizgjidhen, pra 32% e tyre (të tjerët humbën ose dhanë dorëheqjen para/pas procesit zgjedhor). Pjesa tjetër prej 68% e legjislaturës aktuale parlamentare nuk do jenë më deputetë në shtator kur nis legjislatura e re”, thekson raporti.

Më tej bëhet e ditur se pas dorëheqjes së kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi nga legjislatura e re parlamentare, Kuvendi aktual i riformatuar më 2019, hyn në rekordin e legjislaturave me nivelin më të ulët të rikonfirmimit në zgjedhje pavarësisht se u konfirmua e njëjta mazhorancë politike: vetëm 18% ose 7 nga 40 drejtuesit e strukturave të Parlamentit aktual kanë arritur të rizgjidhen dhe do të jenë deputetë edhe në legjislaturën e re.

Konkretisht nuk do të jenë më deputetë kryetari dhe dy zv/kryetarët e Kuvendit (Ruçi, Hysi dhe Murrizi), 3 nga 4 kryetarët e grupeve parlamentare (Murrizi, Stojku dhe Musaj), 6 nga 8 kryetarët e komisioneve të përhershme në Kuvend (Angjeli, Hajdari, Kodheli, Gjuzi, Roshi dhe Beqja), 5 nga 6 kryetarët e nënkomisioneve parlamentare (Gjermeni, Hysi, Bushati, Hyseni dhe Shameti), asnjë nga 6 sekretarët e Kuvendit (Zeneli, Musaj, Baraj, Bello, Bushati dhe Angjeli), 7 nga 8 sekretarët e komisioneve të përhershme parlamentare (Ylli, Velaj, Gjebrea, Hysi, Kamani, Baraj dhe Bushati), si dhe 6 nga 8 zv/kryetarët e komisioneve te përhershme ne Kuvend (Mesi, Lita, Elezi, Jakimi, Gjoni dhe Zeneli).

Edi Rama duket se largoi nga partia të gjitha figurat e vjetra. Në Parlamentin e ri do të ketë shumë figura të reja, ndërsa garda e vjetër mbeti jashtë. Nëse bëjmë një bilanc, jashtë këtij Parlamenti nga radhët e PS do të jenë: Gramoz Ruçi, Pandeli Majko, Mimi Kodheli, Ervin Bushati, Ditmir Bushati, Vasilika Hysi, Almira Xhembulla, Adnor Shameti, Adelina Rista, Xhevit Bushaj, Anduel Xhindi, Musa Ulqini, Anastas Angjeli, Arben Kamami, Besnik Baraj, Vilma Bello, Andrea Marto, Edmond Leka dhe Fatmir Velaj. Një emër që po ashtu u projektua për të ikur ishte Fatmir Xhafaj, por arriti të marrë votat preferenciale. E njëjta gjë ka ndodhur dhe në PD, ku Basha i ka larguar Berishës të gjithë mbështetësit. Në Grupin Parlamentar demokrat vetëm 4-5 emra mund të quhen si mbështetës të Berishës, pasi gjithë pjesa tjetër janë të Bashës. Ndërkohë lideri demokrat largoi emra si: Genc Pollo, Florion Mima, Andon Frrokaj, Endri Hasa, Gert Bogdani, Xhemal Gjunkshi, Halim Kosova, Gent Strazimiri apo Arben Ristani dhe Klevis Balliu. Pra PS dhe PD në shtator do të jenë me fytyra të reja.

Paraardhëse

Shehaj: Deputetët dhe kryetarët e degëve nuk kanë qenë me mua

Pasardhëse

Certifikohet fitorja e Bashës, lideri demokrat kërkon bashkëpunim me 3 rivalët në zgjedhje

Pasardhëse

Certifikohet fitorja e Bashës, lideri demokrat kërkon bashkëpunim me 3 rivalët në zgjedhje

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.