• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zgjedhjet në PD, Salianji del me bindjen e plotë, tregon kandidatin që do të zgjidhet në krye të selisë blu

12 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
77
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Deputeti i zgjedhur më 25 prill, Ervin Salianji, komentoi zgjedhjet për kryetar në PD, parashikuar për ditën e nesërme. Salianji u shpreh i bindur në ‘Kjo Javë’ në një fitore të kryetarit aktualit Lulzim Basha ndërsa komentoi kandidatët e tjerë në këtë garë.

“Dita e nesërme tregon qartë që në PD ka garë, madje edhe tejkalim të normave etike të një gare brenda partie politike me ashpërsimin e gjuhës me akuzat që edhe kundërshtari politik ka qenë i kompleksuar që t’i bëjë apo t’i thotë. PD ka demokraci të brendshme, ka garë madje mund të konkurojnë për kryetar të PD edhe njerëz që në 30 vite nuk kanë patur asnjë lidhje me PD, por mjafton të jenë në PD anëtar e të kenë ambicie.” -tha Salianji, ndërsa shtoi se dita e nesërme është një ditë shumë e rëndësishme për PD, për të treguar mbështetjen pas një dëshpërimi që vjen pas masakrës zgjedhore. Për Salianjin z.Basha do të ketë një fitore me diferencë ndaj kandidatëve të tjerë.

“Pjesëmarrja e nesërme në votim, tregon mbështetje masive për PD, bashkë me mbështetjen për PD. Ka një mbështetje masive ndaj z.Basha dhe do të ketë një fitore me diferencë, por nga ana tjetër një pjesë e demokratëve mendojnë se një pjesë e demokratëve mendojnë se duke qenë se është një fitore e sigurtë, mund të mos shkojnë të votojnë. I bëj thirrje kujtdo që të shkojë të marrë pjesë në votime, sepse është një ditë shumë e rëndësishme për PD dhe për të treguar forcën që ka kjo parti në momente kritike.” -u shpreh Salianji.

Duke komentuar tre kandidatët e tjerë në garë, Salianji u shpreh se asnjë prej tyre nuk e gëzon profilin e kryetarit të Partisë.

“Janë njerëz që në aktivitetin e vet politik, nuk kanë spikatur në ndonjë gjë. Nuk është se janë njerëz që në 4 vite, nuk është se janë njerëz që në 4 vite, kanë patur një diferencë parimore, apo në qëndrime në moral apo në aktivizëm, sakrificë, përballje etj. Janë njerëz që për interes qartësisht personal, jo të PD, kanë hyrë në garë. Nuk janë njerëz betejash, nuk janë njerëz që kanë luftuar fort për PD-në, apo interesin publik, apo të jenë përfshirë në cdo debat publik. Ndaj nuk ka ndonjë gjë për t’u marrë me aktivitetin e tyre politik.

Nëse flasim për emra personal, gjithësecili ka kostot e veta, nga kandidati që ka 30 vite thotë, por përvec se nuk ka arritur askund në rritjen e profilit të vet politik, ka qenë një nga përgjegjësit kryesor qoftë në deformimin apo goditjen e degëve të PD, si sekretar i burimeve njerëzore, qoftë në cdo vendimmarrje tjetër të PD që ka qenë pjesë.

Zonja nuk ka qenë ndonjëherë aktive në PD, veçse aktivitizim të shtuar ndaj Lulzim Bashës. Dhe kam dyshim të arsyeshëm që përsa kohë mbrojnë teza të përdorura nga Edi Rama në të kaluarën mund të ketë edhe ndonjë sistesje për të krijuar një fabul tjetër brenda PD. Kështu që nuk ka ndonjë shqetësim e nuk besoj se do të kenë as peshë në votën e demokratëve.”– theksoi Salianji, por shtoi se asnjë prej tyre nuk e ka profilin për të qenë kryetar të PD.

Paraardhëse

Sali Berisha la hapur mundësinë se mund të rikthehet në krye të Partisë Demokratike, ish-deputeti demokrat nuk e fsheh entuziazmin

Pasardhëse

Basha surprizohet nga të rinjtë e PD për ditëlindje, i pret kokën “Mbretit të Zi”, çfarë simbolizon torta

Pasardhëse

Basha surprizohet nga të rinjtë e PD për ditëlindje, i pret kokën "Mbretit të Zi", çfarë simbolizon torta

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.