Gianni De Biasi ka folur për ndeshjen hapëse të Europianit ndërmjet Italisë dhe Turqisë. Duke folur për “Tuttosport”, De Biasi ka zbuluar për dobësitë e Kombëtares turke me të cilën u përball më 27 maj.
“Turqit kanë në formacion lojtarë me eksperiencë ndërkombëtare. Yilmaz, Çelik, Yazici kanë fituar Ligue 1 me Lille, ndërsa Calhanoglun e njohim të gjithë”, – shtoi ai.
“Më kanë bërë shumë përshtypje, sigurisht që Yilmaz është lideri i skuadrës. Mesfushorët Tufan dhe Yokulsu janë shpirti i skuadrës”, – tha De Biasi.
“Mendoj që nuk janë të fortë në mbrojtje, duket e çuditshme, por kështu ma kanë dhënë përshtypjen. Demiral nuk është në momentin e tij, ndërsa Soyuncu po vuan nga nga sezoni me Leicesterin”, – përfundoi Gianni De Biasi.
Diskutime rreth kësaj post