Deputeti i zgjedhur i PD-së, Klevis Balliu ka komentuar zhvillimet e fundit politike. Balliu ftoi të gjithë demokratët që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të mbështesin lidershipin e opozitës, sepse sipas tij ka bërë shumë sakrifica, ashtu sikurse ishte edhe djegia e mandateve.
Deklarata e Balliut:
“Opozita duhet të bëjë një analizë për 25 prillin, se fajin nuk e ka dikush tjetër dhe ne nuk kemi përgjegjësi. Fushata e kandidatëve në PD ka qenë e rregullt. Retorika politike brenda partisë ka qenë normale dhe zgjedhjet kanë qenë një risi, se në kampin kundërshtar nuk bëhen zgjedhje. Mendoj se procesi do të jetë shumë i suksesshëm. Unë i ftoj të gjithë demokratët që të marrin pjesë në zgjedhje dhe të mbështesin lidershipin e opozitës, sepse ka bërë shumë sakrifica, ashtu sikurse ishte edhe djegia e mandateve”, tha Balliu.
Diskutime rreth kësaj post