• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

A do ta japë ‘OK’ final Gjykata Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit? Klodiana Lala tregon çfarë parashikon ligji dhe fundin që e pret Metën

9 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
4.1k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kuvendi votoi sot shkarkimin e Presidentit Ilir Meta nga detyra e lartë shtetërore që ai mbante. Përmes një analize gazetarja Klodiana Lala shkruan se që Ilir Meta të largohet nga posti më i lartë shtetëror fjala e fundit i mbetet Gjykatës Kushtetuese. Në disa nene të ligjit për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, parashikohen procedurat për shkarkimin nga detyra të Presidentit.

“Konkretisht në nenin 61 të këtij ligji parashikohet se për deklarimin e shkarkimit të Presidentit të Republikës, Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje me vendimin e Kuvendit, që ka votuar shkarkimin nga detyra. Sipas ligjit vendimi i Kuvendit duhet të përmbajë përshkrim të argumentuar të shkeljes së rëndë të Kushtetutës ose të krimit të rëndë, si dhe të shoqërohet me provat përkatëse.

Kushtetuesja ka detyrimin që këtë vendim dhe provat t’ia vërë në dispozicion Ilir Metës, i cili gëzon të drejtën të japë me shkrim argumentet që ai i çmon të nevojshme. Bazuar në nenin 62 të ligjit, me shumicën e anëtarëve të saj vendos kalimin e çështjes në seancë publike. Në këtë seancë ftohet të marrë pjesë Presidenti, i cili mund të përfaqësohet nga një avokat.

Sipas ligjit mungesa e Kreut të Shtetit apo avokatit të tij pa arsye nuk përbën pengesë për zhvillimin e gjykimit. Pasi shqyrton çështjen dhe arrin përfundimin se Presidenti ka shkelur kushtetutën, gjyqtarët kushtetues deklarojnë shkarkimin e tij nga detyra. Ky vendim hyn në fuqi ditën e shpalljes.

Gjyqtarët kushtetues e shfuqizojnë vendimin e Kuvendit, nëse nuk arrijnë në përfundimin se ai ka shkelur aktin themeltar të Shtetit. Në rastet kur çështja është në gjykim, dorëheqja e kreut të shtetit nuk përbën shkak për pushimin e gjykimit të çështjes.

Po sa afat ka Kushtetuesja për të shqyrtuar këtë vendim të Kuvendit? Neni 47 i ligjit parashikon afatet për shqyrtimin e çështjes. Referuar këtij shqyrtimi i çështjeve nga kolegjet ose Mbledhja e Gjyqtarëve përfundon brenda tre muajve nga paraqitja e kërkesës. Në momentin që çështja shqyrtohet në seancë plenare Kushtetuesja e shpall të arsyetuar vendimin përfundimtar jo më vonë se 30 ditë nga përfundimi i seancës”, sqaron Klodiana Lala.

Paraardhëse

Shkarkimi i Presidentit, Arian Çani paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare: Do të shpallen non-grata edhe ministra e ish-ministra

Pasardhëse

“Pse e gjithë bota heshti për shkarkimin e Ilir Metës?”, Kreshnik Spahiu nxjerr prapaskenat dhe plas deklaratën e fortë

Pasardhëse

"Pse e gjithë bota heshti për shkarkimin e Ilir Metës?", Kreshnik Spahiu nxjerr prapaskenat dhe plas deklaratën e fortë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.