• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Shpresoj të ndodhë shpejt”, kryeministri Rama e thotë hapur: Kam besim se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do gjejnë zgjidhje

8 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
67
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë thirrje nga Sofja për një zgjidhje mes Bullgarisë e Maqedonisë së Veriut.

Rama tha se nuk është këtu për të mbajtur anë në lidhje me Bullgarinë apo Maqedoninë e veriut, por tha se dy vendet, dy miqtë e Shqipërisë duhet të ulën të dialogojnë dhe ta zgjidhin këtë çështje me njëra-tjetrën. Ai tha se Shqipëria ndodhet në këtë mes në mënyrë të pavullnetshme, por që ndikon në integrimin e saj në BE.

“Shumë faleminderit kryeministër juve dhe anëtarëve të kabinetit tuaj që na mikrpitët sot dhe nga ana tjetër faleminderit për frymën e bashkëbisedimit mes nesh për marrëdhëniet dhe bashkëpunimit mes dy vendeve tona, marrëdhënie dhe bashkëpunim, siç e thatë dhe ju, e vërteta s’kanë asgjë.

Nga ana tjetër faleminderit për nënvizimin e faktit se Shqipëria është një vend realisht model për trajtimin e pakicave dhe ne ndjehemi shumë mirë që pas një nisme të marrë nga vetë ne disa vite më parë, legjislacioni ynë për pakicat u ngrit në një nivel që mund ta them me plot gojën është modeli i ekselencës në përputhje me parimet e standardet e KE dhe BE.

Në këtë kontekst më vjen shumë mirë që të vërej se sa herë kam mundësinë të takohem me miq nga Bullgaria, përfaqësues të qeverisë apo partive të ndryshme, këtu apo në Bruksel, të gjithë e nënvizojnë faktin e vënë në dukje dhe nga ju pak më parë, por dhe në bashkëbisedimin tonë se pakica bullgare në Shqipëri gëzon të drejta të plota, plotësisht e integruar dhe në lirinë e vet për të kultivuar atë pjesë trashëgimie që duhet shkuar nga brezi në brez. Shembull domethënës që si një pakicë e vogël në numër bëhet urë mes dy popujve.

Do të thoja që është shumë e rëndësishëm, absolutisht, për ne si Shqipëri ta shohim këtë çështje të zgjidhur. Është mjaft e ndjeshme këtu, edhe në vendin tonë vëlla të Maqedonisë së Veriut. Por ndërkohë jemi të përfshirë në këtë gjë në mënyrë të pavullnetshme, Shqipëria e Maqedonia po presin vendimin e Këshillit Europian për çeljen formalisht të negociatave. Siç janë gjërat, besoj fort se mes dy vendeve ka mundësi të mjaftueshme për të intensifikuar dialogun për të zgjidhur bashkë, ka kaq shumë gjëra që i bëjnë të dyja vendet e dy popujt në Bullgari e Maqedoni, kaq popuj të afërt, për një të ardhme të përbashkët.

E pavarësisht sa të vështira mund të jenë këto çështje, kur ka dëshirë ka zgjidhje. Me vullnet të mirë mund të tejkalohet. Dua të theksoj se Shqipëria është duke e respektuar këtë, aktualisht do të vazhdojmë të ecim së bashku me Maqedoninë e Veriut por shtrohet pyetja sa kohë kërkon e sa gjatë mund të presim. Siç e thashë aktualisht jemi në rregull edhe pse është e qartë që kemi përmbushur kushtet.

Asgjë s’na ndan nga konferenca e parë ndërqeveritare. Do të respektojmë siç thashë në këtë moment të dy miqtë e vendet mike që duhet ta zgjidhin këtë. Sigurisht besojmë fort, besoj që mbi të gjitha duhet zgjidhur mes dy vendeve, mes dy popujve e dy udhëheqësve. Të tjerët mund të ndihmojnë, por nuk besoj vërtet që të tjerët mund të bëjnë apo zëvendësojnë atë çka dy palët supozojnë të bëjnë e të bëjnë. Shpresoj të ndodhë shpejt”, tha Rama.

Paraardhëse

Pas takimit që zhvilloi me Ramën, kryeministri i Bullgarisë njofton lajmin e rëndësishëm

Pasardhëse

Artan Lame zbardh detaje nga takimi me Yuri Kim: Imagjinoni të shpjegosh në anglisht se çfarë është një “ish pronar”

Pasardhëse

Artan Lame zbardh detaje nga takimi me Yuri Kim: Imagjinoni të shpjegosh në anglisht se çfarë është një “ish pronar”

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.