• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Balluku takon ministrin hungarez: Rritje të bashkëpunimit me fokus energjinë

7 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
22
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë vizitës zyrtare në Hungari, zhvilloi një takim me ministrin e Inovacionit dhe Teknologjisë në Qeverinë Hungareze, Laszlo Palkovics, i cili mbulon edhe sektorin e transportit dhe atë të energjisë. Në një prononcim për mediat, pas përfundimit të takimit, ministrja Balluku bëri të ditur temat e diskutimit me ministrin hungarez duke pasur në fokus rritjen e bashkëpunimit mes dy qeverive.

“Kemi qenë më të përqendruar tek energjia duke qenë se është një sektor sensitiv për Hungarinë ashtu si dhe për Shqipërinë, pra qoftë diversifikimi i burimeve të rinovueshme apo edhe zgjidhja e ofrimit të energjisë në çmime sa më të ulëta për konsumatorin, krijimi i tregut të lirë, pra për të gjitha ato biznese të cilat e kanë prodhimin e tyre të bazuar tek energjia. Sigurisht unë kam përfituar nga rasti për të kërkuar nga kolegu hungarez që përmes një organizimi të përbashkët ne të kemi mundësi që të presim në Tiranë investitorë të fushës së energjetikës edhe pse jo figura të rëndësishme të kërkimit, pra profesorë apo inxhinierë të cilët punojnë sot në disa fusha për llogari të ministrisë në anën kërkimore që mund të ishin shumë në ndihmë të të gjitha proceseve që ne kemi për zhvillimin e transportit dhe për zhvillimin e energjisë dhe të teknologjisë në Shqipëri”, u shpreh Balluku duke shtuar se diskutoi me kolegun hungarez edhe për mbështetjen që Hungaria mund t’i japë Shqipërisë sa i takon edhe menaxhimit të universiteteve.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë shtoi më tej se investitorët hungarezë kanë treguar interes për Shqipëri, nisur kjo edhe nga fakti që tashmë në vendin tonë janë afruar kompani të njohura të cilat kanë zgjedhur të zgjerojnë kapacitete e tyre edhe në Shqipëri.

“Interesi i investitorëve hungarezë është mjaft i lartë për vendin tonë. Përfitoj nga rasti të them që padyshim me të gjitha procedurat që ne aplikojmë me mënyrën transparente, me garat të cilat zhvillohen tashmë Shqipëria është kthyer atraktive për të gjitha vendet. Unë kam përfituar nga rasti që ti tregoja dhe për të gjitha investimet që ne kemi bërë deri tani, për kompanitë me investitorë të huaj që kanë ardhur për Shqipërinë, siç është rasti i Voltalia me të cilën ne krenohemi dhe për çmimin e jashtëzakonshëm që kemi arritur përmes një gare shumë transparente dhe të hapur, pra në dy parqet fotovoltaike që tashmë po ndërtohen, siç është parku u Karavastasë dhe ai i Spitallës”, nënvizoi Balluku duke shtuar se pjesë e diskutimeve ishte edhe projekti për inovacionin e depozitimit të energjisë së prodhuar.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e cilësoi takimin me ministrin hungarez si produktiv i cili do të prodhojë në të ardhmen një bashkëpunim më të madh mes dy vendeve.

Paraardhëse

27 hetuesit të BKH-së nisin trajnimin në Itali, të pranishëm Arben Kraja dhe Aida Hajnaj

Pasardhëse

Procesi i Berlinit, nesër konferenca e ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe BE

Pasardhëse

Procesi i Berlinit, nesër konferenca e ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe BE

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.