• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Palmer: Shqipëria dhe Maqedonia e kanë bërë punën, koha që BE të mbajë mbledhjen e parë ndërqeveritare

5 June, 2021
në Botë, Kryesore
0
13
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, ditën e djeshme komentoi integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Palmer tha se do të kishte dëshirë që të mbahej mbledhja e parë ndërqeveritare për të dyja vendet. Ai u shpreh se është e rëndësishme që Bashkimi Europian të dijë se vendet kanë bërë punën që duhet. Sipas tij, pritet arritja e marrëveshjes për të mbajtur një konferencë sa më parë të jetë e mundur.

“Është e vërtetë që BE duhet t’ia bëjë të qartë Ballkanit Perëndimor se rruga është e hapur, nëse ata bëjnë punën dhe zbatojnë reformat e nevojshme. Ne do të dëshironim që të mbahej mbledhja e parë ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ata bënë atë që duhet dhe ne mendojmë se është e rëndësishme që BE ta njohë atë fakt. Një pjesë e madhe e BE-së pajtohet me ne për këtë dhe nuk mendoj se po zbuloj ndonjë sekret shtetëror nëse them se është një çështje bilaterale midis Bullgarisë dhe Maqedonisë dhe BE-ja po punon me Sofjen për këtë dhe shpresoj se do të arrihet një marrëveshje për të mbajtur një konferencë, sa më shpejt të jetë e mundur, në qershor”, tha ai.

Kujtojmë se Palmer edhe më herët ka dhënë mbështetje për vendin tonë sa i përket hapjes së negociatave me Bashkimin Europian. Palmer është shprehur se Shqipëria e meriton hapjen e negociatave dhe SHBA-të do të donin të shihnin një vendim pozitiv. Lidhur me procesin e zgjerimit të BE-së dhe nëse pret përgjigje pozitive për një kohë të shkurtër, Palmer deklaroi se mbetet në qëndrimin se refuzimi i hapjes së negociatave tetorin e vitit të kaluar ishte një gabim historik.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara mund të përforcoj dhe rikonfirmoj mbështetjen tonë të fortë për perspektivën, rrugën dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Shumë do të donim të shihnim vendim pozitiv nga Këshilli për përcaktimin dhe organizimin e Konferencës Ndërqeveritare, si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut”, ka deklaruar Palmer më parë.

Paraardhëse

Hapja e “21 Janarit” tmerron Berishën, shet ekspertët e IT për zhdukjen e serverit të kamerave, sfidon SHBA se do jetë 3 herë më shumë aktiv

Pasardhëse

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e LSI dhe PD për qarkun Berat, reagon Braimllari: U tjetërsua vullneti i qytetarëve

Pasardhëse

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e LSI dhe PD për qarkun Berat, reagon Braimllari: U tjetërsua vullneti i qytetarëve

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Krishtlindje të ftohta me shi e borë/ Meteorologia, paralajmëron: Ja si parashikohet moti gjatë kësaj jave nga IGJEUM

Nga lajme10
23 December, 2025
0

Kjo e martë ka rikthyer sërish reshjet e shiut në vendin tonë. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar...

“Kam 20 vjet që merrem me racën tuaj”, Rama SHERR me biznesmenin: Mos vazhdo se do vij të t’i shoh ndërtimet, mos më del gjysma gjel

23 December, 2025

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

26 November, 2025

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.