• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Hapja e “21 Janarit” tmerron Berishën, shet ekspertët e IT për zhdukjen e serverit të kamerave, sfidon SHBA se do jetë 3 herë më shumë aktiv

5 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
2.1k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Hapja e dosjeve të bujshme javët e fundit duket se kanë tmerruar ish-kryeministrin Sali Berisha. Menjëherë pas shpalljes “non grata” të tij u rihapën “21 Janari” dhe “Gërdeci” dhe po jepen sinjale se SHBA nuk do ndalet vetëm me ndalim të hyrjes në territorin saj. Dje Berisha ishte në “Zonë e Lirë” dhe u pyet nga Arjan Çani se hapja e dosjeve të bujshme mund të jetë një sinjal se vendimi i DASH do pasohet me hetime. Ai i përmendi vrasjet e 21 Janarit 2011 dhe zhdukjen e serverit të kamerave, prova kyçe e ngjarjes. Por ai i shiti ekspertët e IT. Duke thënë se ai s’kishte punë me serverat duke bërë me përgjegjësi specialistë e teknologjisë që merreshin me kamerat e Kryeministrisë.

“Serveri është përgjegjësi e atyre që ruajnë Kryeministrinë. S’kanë lidhje me Kryeministrin dhe Sekretarin e Përgjithshëm. Ata thirrën shefin e IT dhe doli i pafajshëm”, tha ai.

Berisha u pyet edhe mbi zërat që qarkullojnë se mund të kërkojë azil. Ai u shpreh se do të qëndrojë këtu pavarësisht asaj se çfarë do të ndodhë.

“Nuk më shkon kurrë ndërmend të largohem nga Shqipëria. Nuk ka imunitet për Berishën. Sali Berisha e ka hequr imunitetin që nga 2012. E treta nuk ka parashkrim për Berishën”, tha ai.

Ish-kryeministri ka sfiduar dje shumë ashpër amerikanët. Ai u shpreh se nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit. Ai u shpreh se nëse opozita do fitonte edhe mund të ishte larguar nga Parlamenti, por tani do të trefishojë dozën reagimit.

“Tani nuk e jap dorëheqjen në asnjë mënyrë. Do të shumëfishoj aktivitetin tim si deputet. Kisha ndërmend dhe besoj se do fitoja dhe unë çfarë do bëjë pastaj në Parlament pastaj? Por tani pashë Zotin, në këtë moment, ata po më impresionojnë mua. Unë do të përdor të gjithë forcën e Parlamenti si deputet, të gjithë energjinë time dhe të jeni i bindur se 3 herë më shumë do mbroj ato që kam mbrojtur. Dikur i vura vetes disa kufi, por tani…”, tha ai.

Ai u pyet edhe sa i takon fatit të fëmijëve. Çani u shpreh se ndaj tyre mund të nisë një proces hetimi. I pyetur në qoftë se Shkëlzeni në një moment ta caktuar ka një provë kundër tij a e merr përsipër, ai tha: “Padiskutim! Absolutisht që nesër. Në qoftë se Argita ka një provë, që nesër. Sepse këta kam thënë unë kur kam ardhur në 2005 Kryeministër. U kam thënë shqiptarëve që për çdo veprim të fëmijëve të mi, unë mbaj përgjegjësi. U kam thënë fëmijëve të mi, ka qenë mesazh për qytetarët, që nuk mund të ketë dëme ndaj jush por edhe për fëmijët. I kam detyruar fëmijët që 2 vite para se sa të ndryshonte ligji, të deklaronin njësoj si i ati. Dhe këtë e kanë bërë. Në qoftë se ndokush thotë së fëmijët e mi, djali im e ka të ndaluar veprimtarinë private, pastaj kjo është Koreja e Veriut ose Enver Hoxha. Djali im ka marrë vetëm 3 muaj rrogë në një ndërmarrje publike dhe pastaj ka dalë në sektor privat si këshilltar ligjor, sepse ai ka mbaruar 2 Master për arbitrazh. Po ashtu ai i doli në krah edhe vajzës, duke thënë se pasurinë e ka bërë vetë pa lidhje me politikën. “Edhe vajza… Vajza ka punuar vetëm një periudhë kohe të shkurtër avokate. Kurse ky është këshilltar ligjor dhe ka aktivitete biznesi, të cilin ja ka kontrolluar Edi Rama me të gjithë instrumentet e tij, dhe të paktën 10 herë i ka ndërsyer autoritetin kundër larjes së parave drejt tyre. Dhe e ftoj t’i ndërsej edhe 100 herë të tjera”, tha ai.

Paraardhëse

Ftesat e Ramës për bashkëpunim me PD, reagon ashpër Basha: Kërkon të na asgjësojë, zgjedhjet nuk i njohim

Pasardhëse

Palmer: Shqipëria dhe Maqedonia e kanë bërë punën, koha që BE të mbajë mbledhjen e parë ndërqeveritare

Pasardhëse

Palmer: Shqipëria dhe Maqedonia e kanë bërë punën, koha që BE të mbajë mbledhjen e parë ndërqeveritare

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.