• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ftesat e Ramës për bashkëpunim me PD, reagon ashpër Basha: Kërkon të na asgjësojë, zgjedhjet nuk i njohim

5 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
28
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Teksa kryeministri Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, e ka përsëritur disa herë ftesën e bashkëpunimit me PD-në, ditën e djeshme kreu aktual i selisë blu, Lulzim Basha deklaroi hapur se e sheh si një hile dhe mashtrim me qëllim asgjësimin e Partisë Demokratike. Nga takimi me demokratët e Tiranës, Basha theksoi se nuk do njohë rezultatin e 25 prillit, ndërsa theksoi se nga këto zgjedhje, sipas tij, PD-ja ka dalë më e fortë.

“Mashtrim, hile që tashmë ky kundërshtar djallëzor i ka kthyer në përditshmëri, ftesë me qëllim që të asgjësohemi si e vetmja forcë që luftojmë krimin, nëse shkojmë në atë drejtim nuk ka më asnjë shpresë për shqiptarët. 25 prilli është masakër zgjedhore dhe unë kam deklaruar se nuk e njoh dhe nuk e pranoj masakrën zgjedhore të 25 prillit. Nuk i njoh rezultatet e tjetërsuara të 25 prillit dhe së dyti që përgjigja e prerë për ftesën e bashkëpunimit është një “jo”. Rama nuk ka pritur gjë prej meje. Këtu vjen instrumenti i dytë që Rama po zhvillon. E di fare mirë që nga kjo betejë PD nuk ka dalë më e vogël, por më e madhe”, deklaroi ai.

Më tej para demokratëve, zoti Basha theksoi se më 25 prill në Shqipëri nuk është kryer thjesht një masakër zgjedhore, por sipas tij, ka rënë demokracia.

“Ne ndodhemi këtu, afro pesë javë pas një krimi final të regjimit të Edi Ramës. Pas përmbysjes dhe kapjes së çdo institucioni, më 25 prill është asgjësuar i vetmi mekanizëm që siguron demokracinë, respekti për vullnetin e shumicës së qytetarëve. Më 25 prill një pakicë harbutësh të korruptuar ka vendosur të asgjësojë këtë vullnet, ta tjetërsojë këtë vullnet, t’i mbivendoset këtij vullneti. Se si, ju e dini fare mirë. Më 25 prill në Shqipëri nuk është kryer thjesht një masakër zgjedhore, por ka rënë demokracia. Ne do vazhdojmë të luftojmë më gjithë forcën tonë, deri në rrëzimin e regjimit Rama-Doshi. Ndaj ta përdorim 13 qershorin për të shpalosur vlerat e garës së brendshme, për të dalë të bashkuar dhe për të dhënë një sinjal të fortë se këtë betejë do ta vazhdojmë për njerëzit deri në fitore”, nënvizoi kreu në detyrë, njëherësh kandidat për kryetar i PD, Lulzim Basha.

Paraardhëse

Pasuria e kabinetit qeveritar, Manastriliu dhe Denaj të ardhura nga qiratë, Xhaçka i shet vëllait apartamentin, ja deklarimet e emrave të tjerë

Pasardhëse

Hapja e “21 Janarit” tmerron Berishën, shet ekspertët e IT për zhdukjen e serverit të kamerave, sfidon SHBA se do jetë 3 herë më shumë aktiv

Pasardhëse

Hapja e “21 Janarit” tmerron Berishën, shet ekspertët e IT për zhdukjen e serverit të kamerave, sfidon SHBA se do jetë 3 herë më shumë aktiv

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.