• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

SHBA dhe BE vënë në rresht Vuçiç dhe Kurtin, dy liderët zbusin retorikën për dialogun mes dy vendeve

5 June, 2021
në Botë, Kryesore
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas vizitave të të dërguarit të Bashkimit Europian Miroslav Lajçak dhe Zëvendës ndihmës Sekretarit të Shtetit Amerikan Matthew Palmer në Prishtinë dhe Beograd, retorikat “kryengritëse” të liderëve të këtyre dy shteteve janë sheshuar. Qëndrimi i dy diplomatëve perëndimorë në Prishtinë dhe Beograd, gjatë kësaj jave, kishte për qëllim përgatitjet për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti kishte deklaruar se Asociacion një etnik në Kosovë nuk mund të ketë, referuar Asociacionit të Komunave serbe.

Deklarata e Kurtit shkaktoi reagimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç i cili u shpreh se në rast se në takimin i cili do të mbahet në Bruksel nuk do të diskutohej për bashkimin e komunave serbe atëherë është e kotë që takimi të mbahej. Ndërkohë deklaratat e djeshme kanë qenë tërësisht të kundërta me retorikat e ashpra të përdorura mes Kurtit dhe Vuçiçit. Presidenti serb ka deklaruar ditën e djeshme se nuk është në favor dhe mbështetje të një konflikti të ngrirë mes shtetit që ai drejton dhe Kosovës. Vuçiç është shprehur se nuk dëshiron që tu lërë brezit pasardhës probleme, çka tregon se është i gatshëm që të firmosë një marrëveshje me shtetin e Kosovës, marrëveshje për të cilën ende nuk dihet asnjë detaj.

“Dialogu do të vazhdojë në një periudhë shumë të shkurtër kohe. Është çështje ditësh. Serbia do t’i përgjigjet ftesës dhe do të jetë e gatshme për të diskutuar një zgjidhje kompromisi, por jo poshtërimi”, është shprehur Vuçiç në një deklaratë në televizionin kombëtar ku i është drejtuar kombit. Presidenti serb gjithashtu shprehu gatishmërinë për të paraqitur një raport në Parlamentin e Serbisë mbi dialogun me Kosovën para ose pas vazhdimit të tij në Bruksel. I pari i shtetit seb është treguar gjithashtu i gatshëm që të tregojë përkushtimin serb në zgjidhjen e çështjes së të zhdukurve nga Kosova, por ai gjithashtu pret që pala shqiptare të angazhohet në këtë çështje.

“Ideja jonë është … Tregoni (drejtuar shqiptarëve) ku mendoni se ka varre, ne do ta gërmojmë atë vend. Të njëjtën gjë po e kërkojmë edhe nga ata”, shtoi Vuçiç. Ai është shprehur se zv ndihmës Sekretari i Shtetit Matthew Palmer dhe përfaqësuesi i BE për dialogun Miroslav Lajçak i kanë bërë të qartë se mbrojnë idenë e njohjes së Kosovës. “Ata e dinë se për çfarë mund të flasin me përfaqësuesit e Serbisë. Dhe cilat janë dëshirat e tyre, kjo është një çështje tjetër. Palmer mbron idenë e njohjes së Kosovës, nuk kam për çfarë të ankohem. E jona është që të luftojmë. Ajo që do të ndodhë më 8 qershor (vendimi në Hagë për Ratko Mladiç) ose në Bruksel nuk është e lehtë. Ju e dini që fuqitë e mëdha nuk do të ndryshojnë vendimin e tyre për të njohur pavarësinë e Kosovës”, është shprehur Vuçiç.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Peter Stano ka bërë me dije ditën e djeshme se unioni ende nuk e ka caktuar as datën në të cilën do të zhvillohet takimi mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç, dhe as ka përcaktuar axhendën që do të ndiqet në këtë takim.

“Ne do të njoftojmë për datën, kohën dhe agjendën e takimit të ardhshëm të dialogut kur është koha e përshtatshme”, ka deklaruar Stano.

Ndërkohë, kryeministri Kurti ka theksuar se qeveria e tij ka një program qeverisës dhe një plan për dialog, duke shtuar se dialogu me Serbinë do të jetë i ri, e jo vazhdim. Kurti është zotuar se do të raportojë në Kuvendin e Kosovës për çdo zhvillim që do të ndodhë në Bruksel.

“Në takimin që do të zhvillohet në Bruksel nuk është takim i vazhdimit të dialogut por përballja e parë, apo takimi i parë me Vuçiçin me të cilin s’jam takuar asnjëherë, për dallim me tryezën që është mbajtur me mbi 30 veta në shkurt të vitit 2020 në konferencën e Sigurisë që mbahet tradicionalisht në Mynih të Gjermanisë. Është takimi i parë dhe aty do ta shohim se çfarë do të jetë kapitulli i dialogut të ardhshëm, është takim i dialogut të ardhshëm por nuk është vazhdim për dialogun e mëhershëm”, ka thënë Kurti.

Paraardhëse

Nuk e paskemi ditur sa dëm na bën uji i ftohtë në organizëm

Pasardhëse

Shtohen afrimet Kosovë-Greqi, Dendias vizion Prishtinën dhe shton sinjalet se mund të njihet pavarësia

Pasardhëse

Shtohen afrimet Kosovë-Greqi, Dendias vizion Prishtinën dhe shton sinjalet se mund të njihet pavarësia

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

Nga lajme2
10 November, 2025
0

Ish-ministri i Financave dhe ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, ka paditur qeverinë shqiptare në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në...

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.