• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

“Uellsi test i fortë për Shqipërinë”, Edy Reja: Nuk do të jetë e lehtë, e kam vendosur si do të luaj

4 June, 2021
në Sport
0
59
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nuk ndodh shpesh për Shqipërinë që të bëjë prova gjenerale kundër ekipeve si Uellsi apo Republika Çeke, dy ekipe që do të jenë prezente në “Euro2020”, për këtë arsye nuk janë kurrsesi teste miqësorë por dy sfida për të kolauduar ekipin e për të kuptuar se deri ku mund të arrijmë. Tekniku italian është i qartë se sfida e së shtunës nuk i gjen në kushte optimale, gjithashtu rivali i tyre ka një potencial të madh fizik:

“Problemet e qershorit janë gjithmonë të tilla. Sepse përfundojnë kampionatet dhe lojtarët janë të lodhur. Uellsi ka një skuadër mjaft të mirë fizikisht, por edhe teknikisht. Jemi përpjekur të pushojmë dhe të mos ngarkohemi. Kemi punuar mirë gjatë këtyre ditëve. E dimë që nuk është e lehtë të përballesh me Uellsin. Ka eksperiencë dhe vlera të mëdha. Nuk do të jetë ndeshje e lehtë për ne. Nuk e di kush do të zbresë në fushë nga Uellsi, duke qenë se luajtën një miqësore me Francën të martën. Mendoj që trajneri i tyre do të bëjë një farë rrotacioni, duke hedhur në fushë lojtarë të freskët, por ne jemi përgatitur për të dhënë maksimumin në këtë përballje. Do të fus skuadrën më të përgatitur në aspektin taktik.

 Pika e tyre më e fortë është mesfusha dhe sulmi, kanë lojtarë të nivelit të lartë si Bejl dhe Xhejms. Bëjnë një futboll shumë të mirë dhe të shpejtë. Ata luajnë gjithmonë në Angli, por futbolli anglez nuk është më si dikur. Edhe në mbrojtje janë shumë të organizuar. Mendoj që mbrojtja është pika më e dobët. Duhet të jemi të kujdesshëm që të luajmë me kundërsulme dhe ti zëmë në befasi.

E kam vendosur disi si do të luajmë ndaj Uellsit. Në sulm kam disa alternativa, Balaj Seferi dhe Manaj janë në formë. Në mesfushë nuk kam dyshime, Bare ka bërë mirë ku gjithashtu edhe Çekiçi ka bërë shumë mirë. Mbrojtja dihet që Ismajli, Kumbulla dhe Gjimshiti janë në formë, por gjithsesi do t’i shqyrtoj të gjithë dhe do të bëj zëvendësime për të provuar sa më shumë lojtarë. Nga krahët kam disa alternativa dhe do të vendos nesër.

 Janë dy skuadra shumë të forta si Uellsi dhe Çekia. Uellsi është pak më e ngjashme me Poloninë, ndërsa Çekia me Hungarinë. Uellsi ka një grup lojtarësh shumë të fortë. Për ne është e rëndësishme që të kolaudojnë ekipin. Këto dy ekipe janë kualifikuar në Europian, Uellsi mund të bëjë edhe surpriza në Europian. Merreni me mend çfarë niveli janë. E rëndësishme është të gjejmë mënyrën e duhur të lojës dhe të shikojmë sa jemi rritur, në mënyrë që të bëjmë analizat e duhura dhe të shikojmë se ku mund të arrijmë.

 Italia është favoritë për të fituar grupin, për të fituar Europianin e shikoj në 3 favoritet kryesore, së bashku me Anglinë dhe Francën. Për sa i përket Uellsit, ka shumë lojtarë me vlera dhe mund t’i hapë probleme qoftë Italisë, qoftë edhe kundërshtarëve të tjerë.”-u shpreh Reja.

Paraardhëse

Përparim Kabo paralajmëron ‘tërmet’ në politikën shqiptare: Do të goditen ministra dhe ish-drejtues të lartë

Pasardhëse

Kaq e kishte edhe lidhja e tyre! Sara dhe Atdheu i japin fund lidhjes (FOTO)

Pasardhëse

Kaq e kishte edhe lidhja e tyre! Sara dhe Atdheu i japin fund lidhjes (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.