• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zbardhet pasuria e Ramës, kryeministri dhe djali përfitojnë 1.8 milionë lekë dhe 25 mijë euro nga veprat e artit, bashkëshortja 7.7 mln lekë në llogari

4 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
1.9k
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Zbardhet pasuria e kryeministrit Edi Rama për vitin 2020. Gazeta ka siguruar pranë ILDKP deklarimet më të fundit pasurore për krerët e politikës dhe po ndajmë sot me lexuesit deklarimet që ka bërë kryeministri Edi Rama.

Sipas të dhënave të ILDKP, Rama ka deklaruar të ardhura personale, gjendje në llogari bankare më 31.12.2020- 511,359 lekë; të ardhura nga paga për vitin 2020, 1,772,430 lekë dhe të ardhura nga krijimtaria artistike – shitja e punimeve artistike (vlera neto, detyrimet tatimore të paguara), 1,806,335 lekë. Bashkëshortja e tij ka deklaruar të ardhura personale, gjendje në llogari bankare, përfshirë edhe të ardhurat personale të subjektit deklarues Edi Rama nga shitja e punëve artistike, +7,751,474 lekë. Ka deklaruar pakësim të gjendjes kesh me -36,000 lekë.

Ka deklaruar të ardhura nga paga (vlera neto pas shlyerjes së detyrimeve tatimore dhe kontributeve), 2.520,000 lekë. Ka deklaruar të ardhura nga Konsulenca dhe ekspertiza të ndryshme, 2,489,889 lekë. Ka deklaruar qira nga apartamenti në Tiranë, 2,535,023 lekë. Ndërsa djali i kryeministrit ka deklaruar, fond investimi në euro, +18.500 euro; të ardhura neto pas pagimit të tatimit në burim nga shitja e veprave të artit, 25.000 euro dhe kontratë qeraje, 360.000 lekë.

Deklarimet për vitin 2019

Gazeta po pasqyron edhe të dhënat e pasurisë për vitet e mëparshme. Në 2019 paga si kreu i qeverisë shqiptare dhe shitjet e veprave artistike kanë çuar një shumë prej rreth 6.6 milionë lekësh të rinj në llogarinë e Edi Ramës. Por shtimi i pasurisë së familjes kryeministrore u rrit në atë kohë edhe për shkak të punës që ka kryer gjatë 2019-s bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama dhe gjithashtu veprimtaria artistike e djalit të madh të kryeministrit, Greg Rama.

Sipas të dhënave të ILDKP në 2019 Greg Rama fitoi plot 27 mijë euro nga shitja e veprave të artit. Gjithashtu, Greg Rama fitoi 36 mijë euro nga shitja e shoqërisë “Magenta sh.p.k.”, ku ai ishte aksioner i vetëm. Por Greg Rama ka bërë edhe shpenzime të konsiderueshme gjatë vitit 2019 , për shkak se pasi ka shitur një mjet tip “Audi” për shumën e 12 mijë eurove, ka blerë një tjetër tip “BMW” për 15 mijë euro. Ndërkohë, bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, ka fituar plot 6.9 milionë lekë të rinj gjatë vitit 2019 falë punës së saj, por edhe të ardhurave nga interesat bankare dhe qiradhënia.

Pasuria e vitit 2018

Sa i takon pasurisë së vitit 2018, Rama në atë kohë ka deklaruar se ka përfituar nga paga 2 milionë lekë. Ndërkohë ka siguruar të ardhura nga krijimtaria artistike si pasojë e shitjes së punëve artistike 929 mijë lekë. Por ai ka pasur detyrime për kredinë e marrë nga banka në vitin 2013 në vlerën 80 mijë euro. Ndërsa bashkëshortja e kreut të qeverisë në 2018 ka mundur të sigurojë të ardhura më të sigurta. Të ardhurat personale për vitin 2018 ishin plus 3.68 milionë lek të rinj, ndërkohë që ka shpenzuar 81 mijë lekë.

Paraardhëse

Toka nuk gjen qetësi! Tërmeti i fuqishëm godet Greqinë, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë

Pasardhëse

Ja sa ka kushtuar Kejvina Kthellës fustani i ditëlindjes (FOTO)

Pasardhëse

Ja sa ka kushtuar Kejvina Kthellës fustani i ditëlindjes (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.