• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Reforma në Drejtësi, Gjonaj takon në Nju Jork homologen gjermane: Të angazhuar të vijojmë bashkëpunimin

3 June, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
14
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Nju Jork, në Kombet e Bashkuara, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj zhvilloi një takim të gjatë dhe me tematikë të gjerë me homologen e saj, Ministren e Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të Republikës Federale të Gjermanisë, Christine Lambrecht.

Në hyrje të takimit, homologet diskutuan mbi rëndësinë e Sesionit të Posaçëm të Asamblesë së Përgjithshme për Antikorrupsionin duke theksuar se impenjimi politik i treguar në luftën kundër korrupsionit duhet të vijojë me veprime dhe masa respektive. Ministrja Gjonaj theksoi se, si Kordinator Kombëtar kundër Korrupsionit, bashkëpunimi i frytshëm mes vendeve të zgjerohet edhe në këtë fushë.

Sipas sja, edhe Reforma në Drejtësi, lufta kundër korrupsionit është gjithashtu një nga përparësitë e mëdha të qeverisë shqiptare. Në qendër të këtij takimi ishin po ashtu rezultatet e arritura të reformës në Drejtësi në Shqipëri. Ministrja Lambrecht përgëzoi ecurinë e kësaj reforme unike si dhe rezultatet e vettingut duke garantuar se Gjermania do të vijojë të qëndrojë krah Shqipërisë në këtë proces të rëndësishëm.

Ministrja Federale Gjermane përkrahu dhe inkurajoi më tej punën e Ministres Gjonaj, si dhe theksoi vijueshmërinë dhe rritjen gjithashtu të mbështetjes së Gjermanisë dhe asistencës teknike në lidhje me reformën në Drejtësi. Në takim u dakordësua për të intensifikuar komunikimin midis stafeve teknikë për të përforcuar bashkëpunimin e mëtejshëm.

Ministrja Gjonaj falenderoi për mbështetjen e vyer të Gjermanisë jo vetëm për reformën në Drejtësi, por edhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin, pasi Gjermania padyshim ka qenë një partner kyç. Gjonaj në Nju Jork mbajti fjalën në Sesionin e Posaçëm të Asamblesë së Përgjithshme mbi “Sfidat dhe Masat për Parandalimin dhe Luftimin e Korrupsionit”. Ministrja Gjonaj në ditën e dytë të vizitës do të zhvillojë takime të tjera me zyrtarë të lartë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Paraardhëse

Sasia e parave që lejohen në kufi, hyjnë në fuqi rregullat e reja nga Bashkimi Europian

Pasardhëse

Bie ‘pista’ e rikthimit, Hazard larg Chelsea-s, Ancelotti e do tek Real Madrid

Pasardhëse

Bie ‘pista’ e rikthimit, Hazard larg Chelsea-s, Ancelotti e do tek Real Madrid

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.