Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma në lidhje me ftesën e kreu të qeverisë, Edi Rama për të bashkëpunuar për të zgjedhur presidentin tha se pazarin e refuzon.
“Pazarin unë e refuzoj, për mua presidentin ta zgjidhim me referendum popullor, por kjo nuk është çështja sot. Mënyra se si e shtron Rama sot është diversion, nëse do të kthehet Rama në një individ institucionesh, ai individi duhet të pranojë që SPAK dhe institucionet e tjera të hetojnë krimin zgjedhor”, – deklaroi Duma.
Sipas saj do të jenë forumet e Partisë Demokratike, pas zgjedhjeve të 13 qershorit që do të vendosin si për ftesën e Ramës apo dhe për qëndrimin ose jo në Parlament, apo dhe për aksionin opozitar.







Diskutime rreth kësaj post