• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Arben Ristani nxjerr prapaskenat e reja në Partinë Demokratike, hedh dyshimet forta: A janë të ligjshme zgjedhjet për kryetar?

31 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
69
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani thotë që prej 2005-ës, PD nuk ka zbatuar ligjin për partitë politike.

“Së pari është detyrim ligjor, mbi bazën e ligjit për partitë politike, që çdo ndryshim i statutit të partisë, pasi ajo është regjistruar si person juridik nga gjykata të bëhet me vendim gjyqësor dhe të regjistrohet në regjistrin e partive politike. Kjo si kusht për ligjërimin e ndryshimeve. Për të gjitha ndryshimet që i janë bërë statutit të PD, pas vitit 2005, nuk është kërkuar shqyrtimi gjyqësor dhe rrjedhimisht nuk janë të depozituara në regjistrin e partive politike pranë gjykatës”, deklaron Ristani.

Rrjedhimisht, Ristani hedh dyshime edhe mbi ligjshmërinë e vetë zgjedhjeve brenda PD. “A janë të ligjshme zgjedhjet për kryetar të PD, mbi procedurën një anëtar një vote, në kushtet kur statuti i depozituar në gjykatë parashikon se kryetari i PD zgjidhet me votë përfaqësuese?”, pyet ai.

“Si konkluzion i parë, kryetari në detyrë i PD duhet urgjentisht të dërgojë në gjykatë për regjistrim ndryshimet që i janë bërë statutit të partisë në mënyrë që të kthejë në legjitimitet veprimtarinë e partisë. Së dyti, aktualisht partia është futur në procesin e garës për kryetar të PD, proces i cili do të përfundojë me votimin sipas parimit një anëtar, një votë”, thotë Ristani.

Ristani beson se me një vendim gjykate, këto zgjedhje mund të anulohen. Këshilli Kombëtar, thotë ai, duhet të mblidhet urgjentisht për ta miratuar Rregulloren e Brendshme të Partisë dhe aktet duhet t’i bashkangjiten ndryshimeve që do të regjistrohen në regjistrin e partive në gjykatë, thotë ai.

Së treti, thotë Ristani, megjithëse i palegalizuar nga gjykata statuti i partisë parashikon ngritjen e një Komisioni Apelimi, si organ statutor, ku drejtohen dhe shqyrtohen ankesat që kanë të bëjnë me zbatimin e statutit dhe rregullave të funksionimit të partisë.

“Ky institucion i PD nuk është ngritur sipas statutit dhe rrjedhimisht nuk funksionon, duke hequr kështu mundësinë e çdo anëtari partie për t’u ankuar për shkelje të të drejtave statutore. Për më tepër mungesa e Gjykatës së Partisë, në kushtet e fillimit të garës midis 4 kandidatëve për kryetar partie mohon të drejtën statutore të gjithsecilit prej tyre për të garantuar një proces të rregullt ligjor në garë dhe kushte për një proces të lirë, të drejtë dhe të barabartë zgjedhor”, thotë ish-Sekretari i Përgjitshëm i PD.

Paraardhëse

“Si do e rrëzosh Ramën?” Agron Shehaj i përgjigjet pyetjes ‘pikante’ të vlonjatit

Pasardhëse

Etilda Gjonaj u turpërua nga sjellja e gjyqtares në Elbasan, Olti Curri e ironizon keq Ministren (FOTO)

Pasardhëse

Etilda Gjonaj u turpërua nga sjellja e gjyqtares në Elbasan, Olti Curri e ironizon keq Ministren (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.