• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Asambleja dhe Kongresi i PS sjellin furtunë në parti dhe administratë, priten shkarkime drejtorësh dhe krerë degësh, ja detajet

31 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
77
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Partia Socialiste pritet të futet në një fazë reformimi. Edhe pse në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, PS arriti të triumfonte, duke marrë 74 mandate deputetësh dhe të drejtën për të qeverisur Shqipërinë për 4 vitet e ardhshme, kryeministri Edi Rama ka vendosur të fusë në skaner partinë dhe administratën.

Të mërkurën në 2 qershor në orën 18:00 do të mblidhte Asambleja Kombëtare dhe 10 ditë më pas në 12 qershor pritet të thirret Kongresi i Partisë Socialiste, nga ku do të hidhen piketat e para të ristrukturimit dhe reformimit të partisë në disa nivele. Gazeta ka mësuar se mbledhjet e këtyre 2 organizmave të larta pritet të sjellin furtunë brenda PS, pasi priten shkarkime drejtorësh dhe krerë degësh.

Sipas informacioneve, mësohet se arsyeja kryesore që pritet të çojë në hapjen e një fushate largimesh, është performanca e dobët dhe mosarritja e objektivit të vendosur nga kryesocialisti Rama në zgjedhjet e 25 prillit nga ana e krerëve të degëve të Partisë Socialiste dhe drejtorëve të administratës. Madje, këta të fundit jo pak herë janë akuzuar nga vetë socialistët dhe eksponentët e lartë të PS se një arsye që Partia Socialiste ka marrë rezultat të dobët në zona të caktuara në zgjedhjet e fundit të përgjithshme është arroganca që ata kanë treguar gjatë ushtrimit të detyrës, duke u reflektuar në votim, pasi qytetarët nuk e kapërdijnë dot këtë fenomen.

Kështu që nisur nga të gjitha këto, gjasat janë që Asambleja dhe Kongresi i PS pritet të bëjë “kurbën” drejtorë dhe krerë degësh, të cilët dështuan për të arritur objektivin e vendosur nga kryeministri Rama në 25 prill.

Kush nuk arriti objektiv do largohet.

Por gazeta ka mësuar se pjesë e reformimit përveç drejtorëve dhe krerëve të degëve, në skaner pritet të futen edhe organizata socialiste, krerët e të cilëve do të largohen, për t’ua lënë vendin të tjerëve që siç tha i njëjti burim nga selia rozë, kanë qenë më punëtorë dhe janë treguar energji, duke përmbushur me sukses detyrat e ngarkuara nga Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama.

Po ashtu edhe mbledhja e Kongresit pritet që t’i hapë rrugë edhe reformimit të Asamblesë Kombëtare. Kjo pasi sipas rregullores së brendshme të PS, është Kongresi i partisë ai që voton anëtarët e rinj të Asamblesë dhe Kryesisë së Partisë Socialiste, ndërsa vlen të theksohet fakti se këto ndryshime vijnë edhe për shkak se shumë nga anëtarët e këtyre organizmave nuk janë kandiduar dhe disa nuk janë zgjedhur deputetë në zgjedhjet parlamentare të 25 prilli.

Megjithatë, një paralajmërim se kush nuk arriti objektiv do të largohet, sa u takon krerëve të degëve dhe drejtorëve të administratës, pak ditë më parë e artikuloi edhe vetë shefi i qeverisë, teksa ishte duke folur gjatë një takim në Pallatin e Brigadave me 2 “grupet parlamentare” të forcës së tij politike, atë aktualin që punon deri në shtator dhe atë në pritje të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, që e merr stafetën me legjislaturën e ardhshme të Kuvendit të Shqipërisë.

“Duhet të nisim menjëherë një fushatë hapjeje të re të PS, ku nga njëra anë duhet të krijojmë një mundësi të besueshme përfshirjeje të të gjithë atyre që duan të bëhen pjesë e kësaj familje e nga ana tjetër duhet të rirreshtojmë nga e para të gjitha forcat në terren, bazuar në rezultatet e arritura. Kush nuk e ka arritur objektivin, që nga niveli i drejtimit të organizatës, deri tek niveli më i lartë organizativ, duhet t’i lërë vendin dikujt tjetër. Nga ana tjetër, kush nuk ia ka zbardhur faqen kësaj shumice në nivelet ekzekutive në territor duhet gjithashtu që t’ia lërë vendin dikujt tjetër”, – deklaroi Rama.

Paraardhëse

Largimi nga Presidenca! Ish-deputetja e LSI del me kërkesën e papritur për Ilir Metën

Pasardhëse

“Provat as që i sheh njeri me sy këto kohë”, Ylli Manjani del me deklaratën e fortë

Pasardhëse

“Provat as që i sheh njeri me sy këto kohë”, Ylli Manjani del me deklaratën e fortë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.