• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zgjedhjet për kreun e PD, Basha me demokratët e Kukësit: Më lejoni t’ju udhëheq dhe ta shkatërrojmë Ramën

30 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
68
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ditën e sotme, kreu i PD, Lulzim Basha ka takuar demokratët e Kukësit në vijim të fushatës për zgjedhjet për kryetar brenda partisë.

Basha ka deklaruar se zgjedhjet e 25 prillit nuk ishin beteja e fundit e PD, por ndalja e dhunshme e përkohshme e ndryshimit që shqiptarët donin. Ai siguron se kuksianët sot e duan më shumë sot ndryshimin.

Fjalimi i plotë:

“Falenderoj gjithë secilin prej jush, themelues, qendërestarë, intelektualë, bij dhe bija të Kukësit.

Çfarë specifike për qarkun e Kukësit e në veçanti për bashkinë e Kukësit? E para: e kemi prekur, e dinë të gjithë dhe është fakti që është qarku e në veçanti bashkia më e braktisur gjatë këtyre 8 viteve të regjimit të Edi Ramës. Ditë pas dite, javë pas jave, muaj pas muaji, vite pas vite largimi e ka shënuar Kukësin më shumë se çdo qark tjetër, më shumë se çdo bashki tjetër.

Dhe unë jam dëshmitar okular se bashkë me ju kemi qenë në qendër të qytetit, në tregun e qytetit, në shtëpitë e kuksianëve, bizneset e kuksianëve dhe kemi parë sesi janë zbrazur në veçanti nga rinia e janë zvogëluar familjet, bizneset janë mbyllur ndërkohë që terrori qeveritar, hakmarrja qeveritare është vërsulur mbi ju me një diskriminim dhe një ndjenjë urrejtje që tejkalon çdo formë angazhimi midis kundërshtarëve politikë.

Nga ana tjetër dorëzimi toptan i pasurive të Kukësit në duart e oligarkëve si dhe vendosja e traut në Rrugën e Kombit, nga ana tjetër mbyllja e universitetit. Pra edhe pushtuesi në këto 8 vite më keq nuk kishte për ta bërë. Ndërkohë në Kukësin e zbrazur nga kuksianët, në Kukësin e zbrazur në veçanti nga mbështetësit tanë, nga demokratët, ju keni arritur të sillni në të gjithë qarkun 6 mijë vota më shumë.Ky është treguesi i forcës tonë, ky është tregues i forcës së demokratëve, i forcës tuaj, i drejtuesve, i veteranëve që dinë të përballen dhe me betejat më të pabarabarta siç ishte kjo betejë, siç e dinit nga fillimi që do të ishte.

Asnjëherë nuk janë bërë bashkë në këtë mënyrë, as në 2017, as në 2001, as në 91 shteti me partinë, krimi i organizuar , oligarkia, paratë e buxhetit dhe paratë e pista të korrupsionit e të drogës. Prapë njësoj si në 91 demokratët ishin bashkë pa pushtet. Pa asnjë pushtet institucional, por me një pushtet të pafundshëm, pushtetin moral, pushtetin e zemrave të pastra, qëllimeve të ndershme, jo thjeshtë për të sjellë rotacion por për të sjellë ndryshimin.

Diferenca është fare e qartë rotacion do të thotë të luftosh për pushtet, ndryshim do të thotë të luftosh për kuksianët , të luftosh për shqiptarët. Ndaj dhe kuksianët i prinë kësaj beteje me pjesëmarrje dhe shqiptarët në tërësi na ndoqën anembanë vendit, nga veriu në jug, mos e besoni atë hartë tradhtare. Shikojini statistikat nga veriu në jug, deri në cepin më jugor të Shqipërisë shqiptarët në masë u derdhën në kutitë e votimit dhe votuan ndryshimin.

Ndaj 25 prilli nuk është dita e fundit e betejës që kemi nisur. Është ndalja e dhunshme e përkohëshme e ndryshimit që shqiptarët e deshën me 25 prill, që kuksianët e votuan me 25 prill dhe që sot e duan akoma më shumë.
Ndonëse në kushtet e një dëshpërimi dhe nuk është faster kryetari, i një shoku të vërtetë ku solli masakrën zgjedhore e 25 prillit. Por kush tjetër përveç nesh mund ta çojë në fund këtë betejë ? Kush tjetër përveç jush që ka mbajtur mbi supe këtë betejë dhe shenjat e kësaj beteje? E di që fuqinë për ta çuar deri në fund këtë betejë e për ta rrëzuar këtë regjim, e kemi vetëm ne, Partia Demokratike e Shqipërisë.

Në vend që të na ulnin në gjumë, ne u rritëm u bëmë më të fortë. Në Kukës qartësisht po kështu edhe në Shqipëri. Ndaj vëllezër dhe motra falenderimi shkon për gjithsecilin prej jush, për demokratët shqiptarë kudo ku ndodhen, për strukturat tona, për drejtuesit tanë, për ekipin tonë, në veçanti për ju që keni qenë tetë vite nen kamxhikun e një kundërshtari politik që nuk ju ka trajtuar si kundërshtarë politikë, ju ka trajtuar si armiq, duke shkatërruar normalitetin e jetës tuaj, familjeve tuaja deri në eksodin masiv të bijve dhe bijave të Kukësit.”-shprehet Basha.

Paraardhëse

Surprizë për ambasadoren amerikane në Voskopojë, takohet me patriotët e saj (VIDEO)

Pasardhëse

Në Shqipëri, ekonomia fitoi mbi shëndetin dhe pasojat janë të parikuperueshme

Pasardhëse

Në Shqipëri, ekonomia fitoi mbi shëndetin dhe pasojat janë të parikuperueshme

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.