• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev në pritje të zhbllokimit të procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut

29 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Rajon
0
22
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri maqedonas të Maqedonisë së Veriut. pret që deri në qershor të zhbllokohet procesi i integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Kreu i Qeverisë maqedonase tha të shtunën se kontesti duhet të zgjidhet mes dy popujve, ndërsa paralajmëroi edhe një takim me kryeministrin bullgar Stefan Janev në vendkalimin kufitar mes dy shteteve.

“Shpresoj se në qershor Bullgaria do të na jep mbështetjen që të bëjmë hapin e radhës drejt integrimit evropian, të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare që do të shënonte edhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim. Si dy popuj vëllezër duhet ta gjejmë zgjidhjen që përfundimisht, pas 16 vite e gjysmë, Maqedonia e Veriut ta bëjë jo një hap, por gjysmë-hapin e parë, të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare. Pra, fokusi jonë është te Bullgaria, para së gjithash te presidenti Rumen Radev, kryeministri Stefan Janev, te ministri i Punëve të Jashtme, parlamenti dhe te të gjitha institucionet dhe shpresojmë që në qershor do të japin mbështetje të bëjmë hapin e radhës në proceset integruese të Maqedonisë së Veriut”,- tha Zaev.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka thënë të shtunën se dy javët e ardhshme do të jenë intensive në drejtim të arritjes së një marrëveshjeje mes dy vendeve. Osmani propozimin e Portugalisë për zgjidhjen e kontestit e ka vlerësuar si bazë të mirë.

“Unë mbetem i mendimit se periudha e ardhshme, respektivisht qershori paraqet shansin më të mirë për të filluar negociatat, kanë mbetur edhe dy javë për të kapërcyer mosmarrëveshjet. Kemi një angazhim serioz nga presidenca portugeze, me propozimin konkret që ne e vlerësuam si një bazë të mirë për tejkalimin e dallimeve. Ne besojmë se propozimi portugez adreson ndjeshmërinë e tri palëve, palës sonë, palës bullgare dhe vendeve anëtare, të cilët presin që procesi i negociatave të mos të bllokohet me çështje dypalëshe dhe se kjo mund të jetë një bazë e mirë për tejkalimin e dallimeve “, -ka deklaruar Osmani.

Të enjten në Romë të Italisë janë takuar presidentit e dy shteteve Stevo Pendarovski dhe Rumen Radev, të cilët gjithashtu kanë theksuar nevojën e rivendosjes së dialogut dhe kthimin e besimit të ndërsjellë. Drejtuesit e institucioneve nuk ka dhënë detaje mbi propozimin portugez përveç asaj se me të nuk rrezikohet gjuha dhe identiteti maqedonas.

Mediat bullgare kanë raportuar se propozimi i kërkon palës maqedonase të pranojë se gjuha maqedonase është modifikuar pas vitit 1945, sikur edhe identiteti ri maqedonas ndërsa nga pala bullgare kërkon që ajo të mos përmendë apo të insistojë se gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas, para periudhës së vitit 1945, nuk kanë pasur “rrënjë bullgare”. Pikërisht ky kontest bëri që Sofja në nëntor të vitit të kaluar të bllokojë hapjen e bisedimeve për anëtarësim mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.

Paraardhëse

Agron Shehaj kap ‘mat’ Lulzim Bashën: Nëse zgjedhjet ishin masakër elektorale, atëherë pse do të shkojë në parlament?

Pasardhëse

Soni dhe Flori, çifti që dikur bënin xhiron e mediave shfaqen bashkë në prapaskenë (VIDEO)

Pasardhëse

Soni dhe Flori, çifti që dikur bënin xhiron e mediave shfaqen bashkë në prapaskenë (VIDEO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.