• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Yuri Kim takon krerët e SPAK dhe BKH, Ngjela paralajmëron arrestime kryeministrash, ministrash e deputetësh

29 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
118
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ngjarjet e javëve të fundit po paralajmërojnë zhvillime të forta në skenën politike dhe atë të drejtësisë. Brenda shumë pak ditësh, kanë ndodhur mjaft zhvillime, të cilat po japin sinjale se ndërkombëtarët kanë nisur lëvizjet për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë 30-vjeçare në vend. Dosje si “Gërdeci”, “21 Janari”, vr.asja e Artan Santos u rihapën. Adriatik Llalla u dënuan me burg. Presidenti po shkarkohet, ndërsa ish-kryeministri Berisha u shpall “non grata” nga SHBA. Pra duket sikur po nis një epokë e re dhe kushdo që i ka shpëtuar ndëshkimit këto vite do të japë llogari. Sinjalet janë forcuar akoma dhe më tej nga ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila dje ka takuar kreun e SPAK, Arben Kraja dhe shefen e Byrosë Hetimore, Aida Hajnaj. Fokusi ka qenë pikërisht lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ambasadorja përmes një deklarate shkundi klasën politike shqiptare, duke e bërë të qartë se ka ikur koha e pandëshkueshmërisë.

“Sot, Ambasadorja Kim u takua me Kreun e SPAK Kraja dhe Drejtoreshën e BKH Hajnaj për të diskutuar rezultatet e suksesshme të SPAK dhe sfidat me të cilat ata po përballen në vitin e tyre të parë. Shtetet e Bashkuara mbështesin rolin e rëndësishëm që SPAK ka në zbatimin e suksesshëm të reformës në drejtësi. Zhvillimi i vërtetë po ndodh. SPAK e nisi vitin 2021 me rezultate të vërteta nga çështje të mëdha. Ndërsa mesi i vitit 2021 po afron, Kreu Kraja dhe Drejtoresha Hajnaj i rikonfirmuan Ambasadores Kim se puna po vijon intensivisht në SPAK. Pavarësisht sfidave dhe sulmeve, SPAK është përqendruar për të treguar se askush nuk është mbi ligjin. Ata vazhdojnë të hetojnë krime të ndryshme, të organizuara e të mëdha, korrupsionin dhe krimet zgjedhore, dhe janë të vendosur për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Askush nuk është mbi ligjin”, tha ambasada.

Lidhur me zhvillimet e javëve të fundit ka folur dhe avokat Spartak Ngjela. Edhe ai shprehet se tashmë po jepen sinjale se do të nisë goditja e korrupsionit të lartë shtetëror. Sipas tij, kryeministra, ministra, deputetë e funksionarë të tjerë kanë qenë të zhytur në afera.

“Autorët e krimit shtetëror të madh e të gjatë në kohë, po shihet qartë se janë futur sakaq në psikozën e tyre kolektive të dominuar nga frika e akuzës penale. Psikoza kolektive është fenomen i një eksitimi kolektiv, i cili vjen nga një gjendje lufte. Në rastin që po e sjell këtë në Shqipëri, është lufta e nisur antikrim me çështje konkrete dhe me individë konkretë, e cila i ka kaluar këta në një psikozë kolektive frike; të gjithë të inkriminuarit. Dhe këta janë shumë: janë kryeministra, ministra, deputetë, etj. Por janë dhe një numër gazetarësh e të ashtuquajturish analistë që kanë qenë në anë të krimit; por dhe një plejadë bashkëpunëtorësh me krimin shtetëror, që kanë marrë pjesë në transaksione korruptive: kushërinj, klientë, kompani tregtare, banka që kanë kryer transferta fiktive, individë që janë bashkëpunëtorë në pastrimin e parave, etj”, tha Ngjela.

Ai ka përmendur më tej dosjet që kanë nisur të hapen, ndërsa e cilëson jo rastësor shpalljen e Berishës “non grata” në këtë periudhë. Sipas avokatit, e gjithë kjo po vjen falë amerikanëve.

“Proceset që kanë filluar janë: çështja e Gërdecit, çështja e “21 Janarit”, shpallja “non grata” e Sali Berishës dhe gjithë familjes së tij për korrupsion dhe krim ekonomik; llogari bankare të identifikuara nëpër banka të pikave off-shore në shuma marramendëse; dhe janë gjithashtu edhe çështje të tjera të këtij niveli, të cilat kuptohet se do të dalin në pah hap pas hapi”, tha ai.

Paraardhëse

Blero baba për herë të dytë? Zbulohet e vërteta për shtatzëninë e Afrona Dikës

Pasardhëse

Berisha ngre mbrojtjen në Francë duke akuzuar Sorosin për shpalljen “non grata”

Pasardhëse

Berisha ngre mbrojtjen në Francë duke akuzuar Sorosin për shpalljen “non grata”

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.