• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Zgjedhjet në PD rrezikojnë të përfundojnë në gjykatë, Edit’h Harxhi ankimon procesin

29 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
79
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, Partia Demokratike vendosi që të hapë garën për kreun e ri të saj, zgjedhje të cilat do të zhvillohen më 13 qershor. Zgjedhjet brenda Partisë Demokratike pritej që të zhvilloheshin në muajin korrik, por data u afrua duke u vendosur si datë përfundimtare, data 13 qershor. Por, mesa duket këto zgjedhje rrezikojnë që të përfundojnë për pavlefshmëri në gjykatë. Kjo për shkak të përplasjeve për rregulloren e zgjedhjeve që u miratua nga Kryesia, por që në fakt duhej që të miratohej nga Këshilli Kombëtar, ashtu siç përcakton statuti.

Gjithashtu, një tjetër arsye për të shpallur zgjedhjet brenda Partisë Demokratike të pavlefshme, mendohet që të jetë edhe mosdhënia e listave të anëtarësisë. Ka qenë kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike Edit’h Harxhi, ajo e cila ka dorëzuar një kërkesë në Komisionin e Apelimit të Partisë Demokratike drejtuar nga Arben Ristani, lidhur me rregulloren e brendshme, mbi modalitetet për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike. Sipas Harxhit, rregullorja e miratuar nga Kryesia ditën kur u aprovuan dhe kandidatët për kryetar është e pavlefshme, sepse ajo duhet të miratohet nga Këshilli Kombëtar.

“Në cilësinë e kandidates për kryetare të PDSH, po ju parashtroj kërkesën si më poshtë: Në bazë të pikës 3 të nenit 51 të statusit, kryetari i Partisë zgjidhet me votim të të gjithë anëtarëve të PDSH, sipas parimit “një anëtarë një votë” dhe modalitetet përcaktohen nga rregullorja e brendshme e PDSH. Në kuadër të procesit zgjedhor, jam njohur me udhëzimin nr. 860/1 Prot., datë 23 maj 2021 të Kryesisë së PDSH, dhe gjykoj sa më sipër se është në kundërshtim dhe në shkelje të hapur me statusin e PDSH, sa kohë statusi parashikon që është Këshilli Kombëtar organi që më propozim të Kryesisë së PDSH miraton Rregulloren e Brendshme”, thuhet në kërkesën e Harxhit.

Nga ana tjetër, në përgjigjen e tij drejtuesi i Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike Arben Ristani thotë se Komisioni i Apelimit të partisë nuk është funksional, pasi është zgjedhur vetëm kryetari dhe jo anëtarët e tjerë pavarësisht kërkesës së bërë nga ai. Ai thekson, se Komisioni i Apelimit nuk e mundëson shqyrtimin e apelimit.

“Në përgjigje të kërkesës suaj ju informoj sa më poshtë: Neni 66 i Statusit të PDSH përcakton: Komisioni i Apelimit përbëhet nga 5 anëtarë që janë zgjedhur nga Këshilli Kombëtar. Këshilli Kombëtar ka zgjedhur prej vitesh vetëm kryetarin e Komisionit të Apelimit, por jo anëtarët e tjerë. Mungesa e Komisionit të Apelimit ose siç njihet Gjykata e Partisë Demokratike nuk e mundëson të drejtën statusore të shqyrtimit të apelimit”, thuhet në përgjigjen e Ristanit.

Për shkak se ky organ nuk funksionon, mësohet se ankimimi mund të përfundojë në gjykatën administrative. Pak ditë më parë, Kryesia e PD miratoi edhe rregulloren e zhvillimit të fushatës brenda partisë dhe të zgjedhjeve të 13 qershorit. Në rregulloren me 27 pika parashikohet se çdo kandidat duhet që të ketë një vëzhgues brenda komisionit zgjedhor. Sipas rregullores, Zyra e Shtypit e Partisë Demokratike duhet të bëjë pasqyrimin në mënyrë të barabartë të aktivitetit të secilit kandidat, gjatë fushatës zgjedhore.

Paraardhëse

Shkërmoqet LSI, Monika Kryemadhi “braktis” partinë, PD e distancuar gjatë betejës në KAS

Pasardhëse

Murrizi: Shkarkimi i Metës nga detyra i domosdoshëm, arroganca e kreut të shtetit meriton dënim shembullor

Pasardhëse

Murrizi: Shkarkimi i Metës nga detyra i domosdoshëm, arroganca e kreut të shtetit meriton dënim shembullor

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.