• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Merrni urdhra politik në telefon nga Edi Rama!” Plas keq sherri mes përfaqësuesit të PD dhe anëtarit të KAS

27 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
96
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Një debat i ashpër është zhvilluar sot mes përfaqësuesit të PD-së, Marash Logut dhe anëtarit të KAS, Lediom Brahos, teksa po shqyrtonin raportin e të dhënave të kryqëzuara të pajisjes PEI në qarkun e Tiranës pas kërkesës së PD-së.

Logu, në debat e sipër i ka thënë se nuk kanë treguar në asnjë moment transparencë dhe i akuzoi se marrin urdhra politikë nga Edi Rama nëpërmjet mesazheve në telefon.

Ndërsa anëtari i KAS, Ledio Braho ka dalë vullnetar që të japë telefonin dhe të tregojë gjithçka, dhe i kërkoi Logut që të tregojë etikë e respekt për partinë e madhe që përfaqëson.

Debati:

Marash Logu: Ne prisnim që transparencën që s’na e bënë institucionet ta bënte KAS, por ju u sollët si drejtuesit polik të Partisë Socialiste.

Ledio Braho: Ti heqim këto terma, kemi qenë në seanca gjyqësore dhe askund nuk etiketojmë njeri që merr vendime për cështje të aferave kriminale.

Marash Logu: 114 kërkesa për transparencë janë refuzuar. nuk presim asgjë nga ky komision.

Ledio Braho: Është fakt.

Marash Logu: Fakt publik dhe juridik.

Ledio Braho: Nuk jam dakord me ty, këtë seancë e kemi për qarkun e Tiranës.

Marash Logu: Braho, me gjithë respektin dhe konsideratën, më lini të konkludoj për atë që mendoj se është më mirë. Nuk mendoj se duhet të bëjmë diskutim për konkluzionet e palëve.

Ledio Braho: Duhet të keni respekt, nëse e keni të pamundur, nëse atë nivel edukate keni që të manifestoni, duhet të keni etikë për profesionin që keni dhe subjektin që përfaqësoni. Në mënyrë të përsëritur etiketoni dhe flisni në mënyrë jo etike. Së paku, ruani etikën. Kërkesat rrëzohen në procese gjyqësore, në Gjykatë, në procese administrative. Mbase keni bërë kërkesa që ligjërisht nuk qëndrojnë, por nuk ju takon të etiketoni në mënyrë profesionale. Nëse nuk keni respekt për vete, respektoni partinë e madhe që përfaqësoni.

Marash Logu: S’kemi nevojë për leksione etike e morale që shkeljen e ligjit e kanë bërë rutinë. Këtu nuk vijmë për etikën e njërit apo tjetrit, kemi qëndrimet tona që duhet t’i paraqesim.

Ledio Braho: Edhe një herë, keni të drejtë që ju jep ligji, Kodi Zgjedhor për funksionimin e seancave por pa etiketime. Vijoni të kërkeoni pavlegshmërinë e zgjedhjeve për qarkun Tiranë?

Marash Logu: Kjo është pyetje retorike, sigurisht që i qëndrojmë të gjitha kërkesave. Po për sa kohë që urdhrat politikë vijnë në telefonat e anëtarëve të KAS nga Edi Rama, Taulant Balla dhe Damian Gjiknuri…

Ledio Braho: Nëse keni shqetësim për telefonat, të jeni i hapur, telefonin tim mund ta keni që tani. Por këto nuk janë mesazhet e duhura që doni.

Paraardhëse

Ronaldo ‘përshëndetet’ me shokët e skuadrës, dëshiron largimin nga Juventusi

Pasardhëse

Basha i vendosur për të mos lëshuar karrigen e kreut të PD, mbledh demokratët e Gjirokastrës dhe jep mesazhin e fuqishëm

Pasardhëse

Basha i vendosur për të mos lëshuar karrigen e kreut të PD, mbledh demokratët e Gjirokastrës dhe jep mesazhin e fuqishëm

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.