• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Tërhiquni menjëherë” Presidenti Meta iu rikthehet kërcënimeve, i dërgon ultimatumin e prerë qeverisë Rama

26 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
657
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Presidenti Ilir Meta nën ethet e shkarkimit të tij dhe pasojave që e presin më pas, nuk i ka ndalur kërcënimet. Sot Presidenti ka dalë me një thirrje urgjente për qeverinë dhe Bashkinë e Tiranës në lidhje shembjen e një pallati 5 katësh në zonën e Kombinatit, për shkak se është dëmtuar nga tërmeti. Ekspertët e kanë klasifikuar atë si DS4, pra që duhet shembur.

Postimi i plotë:

“I keqardhur nga çfarë po ndodh në Zall Herr dhe në zonën e “Kombinatit” në Tiranë, ku sipas të dhënave të bëra publike, Qeveria dhe Bashkia Tiranë, dhunshëm, në mënyrë jo transparente dhe përmes një procesi, që duket i parregullt, kanë nisur të ndërhyjnë me shembje dhe shkatërrim mbi pronat e qytetarëve me pretendimin e ndërtimit të zonave të reja zhvillimi.

Pronarët dhe mbajtësit e të drejtave reale pronësore kanë bërë të ditur se nuk janë njoftuar nga autoritetet se çfarë fati i pret pasuritë e tyre dhe se si ata do të trajtohen nga shteti.

Mjafton vetëm ky fakt për të provuar se ka shkelje të ligjit për konsultimin publik, ndërkohë që ndërhyrja me forcë mbi jetën dhe të ardhmen e shumë familjeve ka krijuar një situatë të pasigurt ligjore dhe një tension social të panevojshëm.

U bëj thirrje Qeverisë dhe Bashkisë Tiranë, të tërhiqen menjëherë nga çdo përpjekje dhe procedurë antikushtetuese dhe të garantojnë një zgjidhje të drejtë dhe objektive, për garantimin e pronës private të çdo qytetari, siç Kushtetuta e parashikon në nenin 41 të saj, si dhe respektimin e të gjithë të drejtave të tjera të mbrojtura nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut.

Çdo qytetar, mbajtës i një të drejte pronësie apo i cili ka krijuar një pritshmëri legjitime meriton të trajtohet me dinjitet dhe shteti ka për detyrë t’i mbrojë dhe të respektojë të drejtat e tij.

Të gjitha veprimet dhe aktet e administratës qendrore apo vendore duhet të udhëhiqen vetëm nga ligjshmëria dhe transparenca.

Ligji është i barabartë për të gjithë.” – shkruan Meta.

Paraardhëse

Turqia filloi stërvitjen më të gjerë në Egje dhe Mesdheun Lindor

Pasardhëse

Vjen në jetë fëmija i tij i parë, Landi Hysi bëhet (FOTO)

Pasardhëse

Vjen në jetë fëmija i tij i parë, Landi Hysi bëhet (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post



Rozë

Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtinë

Nga lajme10
21 February, 2026
0

i Big Brother Vip Kosova, Aluadin Hamiti është përfshirë në një incident. Ai është sulmuar fizikisht nga një person në...

Screenshot

Publikohet video, Miri kërcënon me jetë banorin e Big Brother

21 February, 2026

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

17 February, 2026

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026

E bujshme/ Sonte në mbrëmje do të përsëritet historia e Gjestit?

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.