• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Fatos Lubonja zbulon kush është rreziku më i madh që i kanoset Bashës, ndërhyn Artur Zheji dhe befason me atë që thotë për 3 rivalët e tij

24 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
648
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti Fatos Lubonja komentoi sot në emisioni ‘Pikat mbi i’ rrezikun që i kanoset Lulzim Bashës në 13 qershor nga 3 rivalët e tij që pretendojnë të marrin postin e kryetarit të partisë, Fatbardh Kadillit, Edith Harxhit si dhe Agron Shehajt.

“Kjo fjala ‘sa rrezikohet Basha?’ është interesante për t’u komentuar. Se mendoj se Basha rrezikohet nga këta kandidatë shumë. Do të mendoja se Shehaj mund t’i marrë më shumë vota në votim nga intuita. Por rreziku më i madh që ka Basha, e ka nga vetja e vetë.

E para; sepse ajo që është karakteristike e liderëve tanë, rreziku më i madh i tyre. Edhe në terma afatgjata është moshapja ndaj të tjerëve, krijimi i një kulti, rrethimi me ‘yes man’ që të sigurojnë pushtetin por nuk të korrigjojnë gabimet e shumta që mund të bësh. Ky është rreziku kryesor që ka Basha, por edhe Ramës, i cili është drejt katastrofës.

Kjo ka qenë edhe fatkeqësia e Enver Hoxhës që sundoi 50 vite, por e patë se ku e çoi Shqipërinë. Duhet të ketë zëra ndryshe, pasi janë interes për demokracinë. Basha këtë ka rrezikun kryesor, se sa do ta hapi partinë nesër. Unë mendoj se me këto zgjedhje ai mund t’i fitojë, nuk rrezikohet. Por rreziku është futorja e tij. Si do të menaxhojë fitoren e tij, sa do të jetë i hapur ndaj këtyre kandidatëve, sa do të hapë partinë.”, – theksoi Lubonja.

Ndërkohë, analisti Artur Zheji tha se këta konkurrentë kanë një profil të ulët politik përballë Bashës.

“Mendoj se do të ketë garë. Avantazhi kryesor është se Basha ka një profil publik më të njohur se konkurrentët e tij. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Rama se dua të bëj një paralele. Rama u bë kryetar bashkie pa teser, por bëri zhurmën e vetë se mori sëpatën për të këputur shtyllën e tensionit. Ai e dinte se po bënte hoq. Ishte dëshirë e studiuar për t’u shpalosur. Kur u shfaq në 2005 si kryetar i PS ai nuk kishte konkurrent si konkurrenti i Fatos Nanos. Të njëjtën gjë s’mund ta thuash për PD do. As Shehaj, as Harxhi, Kadilli, s’kanë protagonizëm. Protagonizmi gjendet, boton libra, bën fondacione, krijon kauza publike. Këta zotërinj nuk e kanë kartëvizitën politike. Ky nuk është faji i Bashës që është kështu. Basha konkurrent në të aftë ka veten e tij. Nëse ai mbyll garën e PD dhe siguron kolltukun e kryetarit dhe i fut një mendje të lehtë, ka një dramë të madhe përpara.”, – tha ai.

Lubonja: Zheji e kufizoi individin tek psikologjia e individit. Dhe harroi një element tjetër që është forca dhe dobësia e Bashës në një farë kuptimi. Meqë e nis nga Rama që bëri krahasimin. Po e nis dhe unë nga Rama. Nuk është thjesht protagnizmi dhe nevoja për të komanduar, apo për të qenë i pari që e shtyn dhe e nxjerr një njeri në krye. Kjo është e rëndësishme.

Në këtë aspekt Basha ka një kufizim përballë Ramës, pasi konsiderohet si njeriu që u la trashëgim nga Berisha se sa njeriu që e vrau hapin. Këtu ka një handikap Basha në lidhje me protagonizmin. Por këtu duhet të kemi parasysh se kjo arrihet duke bërë mirë ose duke bërë keq. Në kuptimin që e marr; ‘unë dhe bëj më mirë se ty ose e marr unë dhe bëj më keq se ty’. Siç është rasti i Ramës me Nanon. Këtu mos të harrojmë gjysmën, që është sistemi i ngritur që të mban ty aty. Se këtu është krijuar se Rama është lider absolut dhe Basha i dyti.

Por më lërë ti mua mundësinë që të kemi një drejtësi të ndershme, që ti fusë në sitë, ose atë OFL e ka ngritur Rama, jo vetëm ata që do ai, por dhe ata që e mbështesin. Të gjithë thanë se Berisha ka dëmtuar demokracinë. PO pse kjo oligarkia që bashkëpunon, ky sistemi që blen vota, a e dëmton demokracinë?! Me lërë t’i mua ti kontrolloj këto, të vërteta deri në fund, dhe e shohim se sa qëndron Rama në pushtet. A kanë një projekt këta?

Paraardhëse

Plas keq! Frrok Çupi i dorëzon provat ‘bombë’ Komisionit Hetimor për Ilir Metën, kërkon ballafaqim me Presidentin dhe ngre alarmin

Pasardhëse

Bëri shqiponjën në “Eurovision” Gjon Muharremaj tërbon serbët, ja çfarë shkruajnë mediat

Pasardhëse

Bëri shqiponjën në “Eurovision” Gjon Muharremaj tërbon serbët, ja çfarë shkruajnë mediat

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.