• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

VOA: Yuri Kim kërkoi prezencën e Bashës dhe Metës, por kryedemokrati nuk mori pjesë

23 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
98
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në Tiranë, Stërvitja ushtarake “Defender Europe 21” zhvilloi sot një Ditë të Hapur në kryeqytetin shqiptar pas një seri veprimtarish profesionale në pothuaj gjithë territorin e vendit.

Ceremonitë dhe demonstrimet e trupave amerikane dhe shqiptare u zhvilluan në sheshin “Nënë Tereza”, ku ishin vendosur edhe një numër trupash amerikane dhe shqiptare dhe pajisje të llojeve të ndryshme, helikopterë dhe automjete të rënda.

Në ceremoni morën pjesë autoritetet më të larta të shtetit shqiptar dhe ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim.Mësohet se ambasadorja Kim kishte kërkuar që në ceremoninë e sotme të ftoheshin Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Zoti Basha nuk ishte në këtë ceremoni, ndërsa presidenti Meta mori pjesë dhe mbajti një fjalë përshëndetëse. Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, tha se Stërvitja “Defender Europe 21” dhe kjo Ditë e Hapur janë një rast i shkëlqyer që të shihet nga të gjithë bashkëpunimi i ngushtë shqiptaro-amerikan, i cili është krijuar në shumë dekada më parë dhe po forcohet më tej sot dhe për të ardhmen.

“SHBA ka një mike të vërteë dhe të guximshme tek Shqipëria, ka tek ajo aleaten më të fortë dhe më të vërtetë. Defender 21 hap një perspektivë të madhe e të rëndësishme për bashkëpunimin shqiptaro-amerikan. SHBA është përherë përkrah Shqipërisë në qëllimet e saj për liri, pavarësi dhe demokraci. Ne jemi bashkë krah për krah – sot, nesër dhe gjithmonë” – tha ambasadorja Kim.

Presidenti Meta falenderoi SHBA-të për ndihmesën dhe mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën e saj atlantiste, si dhe për faktin që zgjodhën Shqipërinë si vend pritës, për zhvillimin e kësaj stërvitje tepër të rëndësishme.

“Si vend anëtar i NATO-s, ne ndjehemi të vlerësuar për këtë fakt. NATO është aleanca më e madhe e lirisë dhe besimi i popullit shqiptar dhe mbështetja ndaj saj është unanime, ashtu sikundër edhe vokacioni ynë europian” – tha zoti Meta.

Në ceremonisë e Ditës së Hapur të Defender 21 në Tiranë kryeministri Edi Rama vlerësoi lart aftësitë dhe angazhimin e trupave shqiptare dhe amerikane për plotësimin e detyrave të mbrojtjes dhe sigurisë.

“Besimi që SHBA-të kanë treguar në vazhdimësi vijim tek ky partneritet dhe tek kjo aleancë e madhe strategjike me Shqipërinë e vogël kulmon me këtë stërvitje ushtarake, “Defender Europe 21”, e cila jo rastësisht është stërvitja më e madhe, me përfshirjen më domethënëse që ka ndodhur ndonjëherë në historinë e rajonit tone” – tha zoti Rama.

“Defender Europe 21” është stërvitja më e madhe ushtarake në rajonin Ballkanit që nga Lufta e Dytë Botërore, më e rëndësishmja në kuadër të NATO-s, që po zhvillohet në 7 baza të ndryshme ushtarake në Shqipëri.

Paraardhëse

U shpall kampion i “La Liga” me Atletico-n, Simeone fjalë prej kampioni: E vështirë të arrije objektivat në këtë vit ndryshe

Pasardhëse

Vendet fqinjë me Shqipërinë nuk i dhanë asnjë pikë Anxhela Peristerit, shpërthen keq aktori shqiptar (FOTO)

Pasardhëse

Vendet fqinjë me Shqipërinë nuk i dhanë asnjë pikë Anxhela Peristerit, shpërthen keq aktori shqiptar (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.