• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Shpallën non grata Sali Berishën, Ylli Manjani jep mesazhin e fuqishëm për DASH

23 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
185
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Avokati Ylli Manjani ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale lidhur me shpalljen non grata të Sali Berishës. Manjani shprehet se DASH, nuk mund të përçudnojë persona pa referenca në vendime gjykate.

Postimi i Manjanit:

“Çdo njeri është i pafajshëm derisa ti provohet fajsia me një vendim gjykate nëpërmjet një procesi të rregullt”.

Ky është parim i përbotshëm dhe i çdo kohe.

Ky parim qëndron në themel të të gjirha dokumentave legalë të shteteve dhe në ato ndërshtetërore.

Padyshim ky parim është në themelin e Kushtetutës Amerikane dhe në praktikën e çdo gjykatësi apo avokati amerikan.

Me pak fjalë ky parim nënkupton detyrimisht, mos etiketikim e askujt si kriminel apo shkelës ligji pa iu referuar një vendimi gjyqsor të formës së prerë.

E theksoj vendimi gjyqësor të formës së prerë, jo lajmeve të portaleve apo thashethemeve të kafeneve. Aq më tepër një zyrë shteti nuk mund të marrë pozicione zyrtare kundër një individi mbi thashetheme.

Ky është parimi. Dhe sa më takon e kam cituar të të gjitha rastet e debatit publik në vend (Sajmiri, Gjushi, Toma, Berisha etj).

Parimi vlen për të gjithë.

Vlen edhe për DASH, i cili nuk mund të përçudnojë persona pa referenca në vendime gjykate. Edhe një gjobë për parking të gabuar kërkon proces të rregullt, jo më deklarimi i tjetrit si “i korruptuar”!!

Kjo është llogjikë, jo demonstrim force. As ushtrim budallëku. Se mund të jesh i fortë, por s’është e thënë të jesh i drejtë.

Parimet prandaj janë që të garantohet e drejta. Nëse bie kjo llogjikë parimore, atëhere kushdo ka të drejtë të shpallë të korruptuar e kriminel çdokënd. Ky është kaos dhe nga një kaos i tillë edhe zyrtarët Amerikanë mund të etiketoheshin si të korruptuar… Në fakt lobbimin neve e kemi vepër penale (ushtrim i ndikimit të paligjshëm).

Prandaj duhet të referohemi të parimi. Ky është konvencioni mbi të cilin njerëzia janë marrë vesh deri më sot.

Por po mësojmë se DASH dhe vartësit e tij në Tiranë, qenkan mbi këtë parim të jurisprudencës ndërkombëtare…

Hajt më, sa të rrojmë do mësojmë.

Por asgjë e mirë nuk vjen nga reagimet jo parimore.

P.S. Qëllimi këtu është të merremi vesh ne me njëri tjetrin jo ti japim mend dynjasë. As tu mbushim mendjen tifozëve…”-shprehet Manjani.

Paraardhëse

Ja cilat janë përfitimet nga një regjim i shëndetshëm ushqimor

Pasardhëse

Zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, mblidhet sot kryesia, zbulohet çfarë do të ndodhë

Pasardhëse

Zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, mblidhet sot kryesia, zbulohet çfarë do të ndodhë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.