• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ekspertët fundosin Metën, tregojnë si u shkel Kushtetuta gjatë fushatës, rreshtimi krah opozitës i pajustifikueshëm

22 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
81
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Komisioni Hetimor për shkarkimin e Ilir Metës nga detyra ka mbyllur dje hetimin. Në seancën e djeshme ishin të pranishëm ekspertët ligjorë, që dhanë analizën e tyre mbi veprimet e presidentit dhe hetimet e kryera deri më tani. Në shpjegimin e dhënë, bazuar mbi normat e sjelljes që duhet të ketë një president, ekspertët thanë se Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën gjatë fushatës zgjedhore. Referuar praktikave të Komisionit të Venecias dhe Gjykatave Kushtetuese në vende të tjera, eksperti Erind Mërkuri tha se, një president shkel hapur Kushtetutën që në momentin kur del dhe bën deklarata që përmbajnë një fjalor që nxit dhunë dhe konflikte. Sipas tij, referuar analizës nga grupi i ekspertëve, në asnjë vend Gjykata Kushtetuese nuk lejon që presidenti të bëjë thirrje për protesta apo përplasje gjatë fushatës zgjedhore. Këto tregojnë se Ilir Meta nuk ka qëndruar komfort Kushtetutës, ashtu sikur i takon një presidenti dhe ka dalë nga roli i tij.

“Për sa i përket lirisë së shprehjes dhe kritikës referuar dhe praktikave të gjykatave Kushtetuese të disa vendeve, rezulton që vërtet presidenti e ka, por duke u nisur nga pozicioni si kryetar i shtetit kjo qasje duhet të jetë e vetëpërmbajtur, pra me gjuhën e tij nuk duhet të krijojë konflikte institucionale, nuk duhet të ulë apo të ngrejë autoritetin e një institucioni në favor të një institucioni tjetër dhe për më tepër gjuha e tij duhet të jetë korrekte sipas praktikave të gjykatave Kushtetuese të huaja”, u shpreh eksperti.

Sipas Mërkurit, presidenti ka thelluar shkeljet e tij duke u rreshtuar në krah të opozitës gjatë fushatës elektorale. Teksa citoi pjesë nga Komisioni i Venecias dhe Kushtetuta e Kosovës, eksperti tregoi se presidenti i një vendi nuk duhet të shfaqë mbështetje për asnjërën nga palët gjatë zgjedhjeve, por duhet të mbajë qëndrimin e tij neutral. Këtë rregull Meta nuk e zbatoi, pasi edhe eksperti citoi që Meta vepronte gjatë fushatës si të ishte pjesë drejtuese e opozitës dhe kjo nuk justifikohet.

“Në një citim të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës thuhet se, çdo qytetar ka të drejtën të garantohet nga paanshmëria dhe integriteti i presidentit, veçanërisht në rastin e zgjedhjeve politike, se kemi të bëjmë me zgjedhjen që do bëjë qytetari. Nga praktikat e analizuara, e Komisionit të Venecias e doktrinës lidhet që presidenti duhet të jetë i paanshëm e mbi palët, sjellja e tij s’duhet të perceptohet si e anshme në favor, qoftë dhe kundër. Në Korenë e Jugut, Gjykata Kushtetuese u shpreh pavarësisht se zgjidhesh politikisht, pavarësisht se vjen nga një parti politike nuk ka asnjë justifikim që presidenti të shkeli neutralitetin e fushatës elektorale”, theksoi Mërkuri.

Në shpjegimin e dhënë nga eksperti tregohej se Meta ka kaluar dhe në kompetenca që nuk i takojnë. Përveç se gjatë fushatës bëri rolin e kreut të opozitës, gjetjet tregojnë se me kthimin e ligjeve Meta ka bërë rolin e kritikuesit përtej masave, që në fakt i takon qeverisë. Sipas ekspertit presidenti duhet t’u bindet ligjeve dhe jo t’i kritikojë ata sepse kështu ka thyer betimin e bërë mbi Kushtetutë.

“Ka vërtet të drejtë Presidenti të kritikojë ligje, por nisur nga praktika e Lituanisë dhe Koresë së Jugut, ai mund të ushtrojë veton dhe më pas nëse Kuvendi shprehet ndryshe mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Jashtë këtyre Presidenti konsiderohet se nuk mund të shprehet, sepse kjo lidhet me formulën e betimit në këto shtete. Po ta shohim formulën e betimit në Kushtetutën e Shqipërisë, një nga elementët që ka është se do t’u bindet ligjeve. Kështu që Presidenti nuk mund të marrë rol kritik ndaj një institucioni të caktuar, sepse është detyrim i tij kushtetues t’i qëndrojë betimit kur ka marrë detyrën”, vijoi eksperti. Në lidhje me pyetjen se cilat janë kompetencat e presidentit, Mërkuri tha se përveç atyre që parashikohen në Kushtetutë, presidenti për shkak të funksionit që ka dhe atë që njihet ndryshe si liri e shprehjes dhe kritikës për të vepruar, por sqaroi se ka shumë rëndësi si zbatohen këto kompetenca.

Paraardhëse

Zgjedhjet në PD, regjistrohen Basha dhe 3 emra të tjerë, Edit’h Harxhi i kërkon ndihmë Berishës

Pasardhëse

Ngjela: Me hedhjen në gjyq të Blinken, Berisha po përshpejton procedurat për ngritjen e akuzave penale ndaj tij

Pasardhëse

Ngjela: Me hedhjen në gjyq të Blinken, Berisha po përshpejton procedurat për ngritjen e akuzave penale ndaj tij

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.